Nën çatitë e vilave
qetësi artistike...
oxhaqet flasin për frymëmarrjen
e të uriturve në mjerim!
***
Ky fshati im, përmbi kodër
dikur...
kënga e bujkut rritej arrave,
cicërimat e fëmijëve e zbukuronin,
në lajmet e mbrëmjes u fol...
-Nën rrënoja të fshatit fole merimangash!
***
Kur linda
detin e gjeta rinosh,
me hënën dashuronte...
Tani që do iki,
të tjerë yje do e dashurojnë!
***
Ne,
të lindurit në kohë luftrash
ushqim kishim dashurinë
pasardhësit...
personazhe tretur në ngjyrën e verdhë!
***
Së bashku jemi mbledhur
të marrë e të urtë,
pak raki rrushi
po e pimë në mënyrë poetike!
qetësi artistike...
oxhaqet flasin për frymëmarrjen
e të uriturve në mjerim!
***
Ky fshati im, përmbi kodër
dikur...
kënga e bujkut rritej arrave,
cicërimat e fëmijëve e zbukuronin,
në lajmet e mbrëmjes u fol...
-Nën rrënoja të fshatit fole merimangash!
***
Kur linda
detin e gjeta rinosh,
me hënën dashuronte...
Tani që do iki,
të tjerë yje do e dashurojnë!
***
Ne,
të lindurit në kohë luftrash
ushqim kishim dashurinë
pasardhësit...
personazhe tretur në ngjyrën e verdhë!
***
Së bashku jemi mbledhur
të marrë e të urtë,
pak raki rrushi
po e pimë në mënyrë poetike!
0 comments:
Post a Comment