Mbushur sheshi… si cdo përvjetor,
Burra, gra, fëmijë për festë zbukuruar,
Mbi fushëkuqin një shpend dykrenor,
Dhe harabelat e mbanin në duar!
Burra, gra, fëmijë për festë zbukuruar,
Mbi fushëkuqin një shpend dykrenor,
Dhe harabelat e mbanin në duar!
Pse vallë sheshi rënkon nën pallat,
Si një raketë… në zemër rri ngulur!
As mbaron, as dhe hedh më shtat,
Ngritur… sheshin për të përbuzur!
Si një raketë… në zemër rri ngulur!
As mbaron, as dhe hedh më shtat,
Ngritur… sheshin për të përbuzur!
Me këtë pallat të ngulur në zemër,
Tribunarët vijnë "puthin" flamurin,
Por sot… s'di cfarë t'i vë një emër,
Popullin s’e panë, n’shesh kërcurin!
Tribunarët vijnë "puthin" flamurin,
Por sot… s'di cfarë t'i vë një emër,
Popullin s’e panë, n’shesh kërcurin!
Dehur prej "nektarit" të drogës...
Erdhën pushtat e dy shteteve tonë,
Kur bëhen bashkë shtrohen sofrës
Misionin e tyre pikë për pikë zbatojnë!
Erdhën pushtat e dy shteteve tonë,
Kur bëhen bashkë shtrohen sofrës
Misionin e tyre pikë për pikë zbatojnë!
As përshëndetën, as i thanë "Gëzuar!"
Sikur erdhën e hodhën përmbi flamurin,
Disa lopata dhe e në makina t'blinduar,
"Vanë" tek Ismaili, Skënderbenë për "t'kujtuar"!
Sikur erdhën e hodhën përmbi flamurin,
Disa lopata dhe e në makina t'blinduar,
"Vanë" tek Ismaili, Skënderbenë për "t'kujtuar"!
Skënderbeu ka qënë e mbetet i nderuar,
Virgëllima e shpatës sot vlen edhe më shumë,
Turqit, serbët me dobicët e tyre kanë zaptuar,
Pushtim më i rëndë, me gjuhën tonë shkrurë!
Virgëllima e shpatës sot vlen edhe më shumë,
Turqit, serbët me dobicët e tyre kanë zaptuar,
Pushtim më i rëndë, me gjuhën tonë shkrurë!
Pashallarët e rinj mbi kurrizin e popullin,
Në një dorë frerin... tjetërn kamzhik thane,
Me dhëmbë mbajnë, kuletën e t'pangopurit,
Popullit sot i vranë dhe shpresën e nj'ëndrre!
Në një dorë frerin... tjetërn kamzhik thane,
Me dhëmbë mbajnë, kuletën e t'pangopurit,
Popullit sot i vranë dhe shpresën e nj'ëndrre!
"Të bashkohesh kur t'shkojmë n'Europë",
Si të shkosh në Korcë e të lahesh në det,
Europa ka shekuj... na ka futur në gropë,
Pushtetarët tanë... na mbulojnë me dhe!
Si të shkosh në Korcë e të lahesh në det,
Europa ka shekuj... na ka futur në gropë,
Pushtetarët tanë... na mbulojnë me dhe!
Sot në Vlorë festa u kthye në mort,
Kush kish vdekur Ismaili apo Kombi?
Të gjithë të gjallët vdiqën këtu sot,
Si palmat e thara... dekor i këtij kobi!
Kush kish vdekur Ismaili apo Kombi?
Të gjithë të gjallët vdiqën këtu sot,
Si palmat e thara... dekor i këtij kobi!
U ndjenë t'përdhunuar, diheshin turorë,
Të paktën t’i thonin një fjalë të mirë,
Sot ishte më zi se një pushtim mizor,
Dhe flamunjtë e kuq, u zbehën, u nxinë!
Të paktën t’i thonin një fjalë të mirë,
Sot ishte më zi se një pushtim mizor,
Dhe flamunjtë e kuq, u zbehën, u nxinë!
Vjen preaidenti sjell mesash Beogradi,
Kryeministri prej Athinës Kalin e Trojës,
Secili nën kostumin e tij mban së gjalli,
Nga një kriminel... antishqiptar të Kohës!
Kryeministri prej Athinës Kalin e Trojës,
Secili nën kostumin e tij mban së gjalli,
Nga një kriminel... antishqiptar të Kohës!
Qaj moj Shqipëri! Është pak të thuash,
Lotët cmendën lumenj... kripën detin,
Dhe gjak të derdhësh… bëj c'të duash,
Prapë se prapë banditët, të therin të rjepin!
Lotët cmendën lumenj... kripën detin,
Dhe gjak të derdhësh… bëj c'të duash,
Prapë se prapë banditët, të therin të rjepin!
0 comments:
Post a Comment