Monday, November 27, 2017

NEHAT JAHIU: HEU VLORA IME…


Heu, Vlora ime
Historia ime,
Ti tokë Ilire
Ku fluturon shqipja
Mbi tokë, mal e det
Mejdani i trimërisë
Himni i përjetshëm
Bekuar nga shqiptarët.
Ti ëndërr e dashurisë
Je kryelartësia e kombit
Qëndresë e dheut e gurit
Shkaba e përgjakur e flamurit,
Zëri kumbues i Ismail Qemalit
Shqipëri atdhe i trashëguar
Falë qoftë kjo ditë e paharruar
Me jehonë lirie 28 Nëntori
Rend e rend nëpër trojet tona
Ashtu foli edhe Isa Boletini
Shqipëria do të jetë e jona
E lirë dhe e mëvetësuar
Me flamurin kuq e Zi
Si vetëtimë para stuhisë
Në shpirtin e madh të shqiptarisë.
Vlorë, flakëdan i dritës dhe shpresës
Ndez horizontin tash një shekull
Mbi krahët e lirë të shqiponjës.

0 comments:

Post a Comment