Këtë natë
S’do të shkruaj
S’kam gjuhë të flas...
S’do të shkruaj
S’kam gjuhë të flas...
E di deti
Sa i desha zogjtë
Në fluturim.
Sa i desha zogjtë
Në fluturim.
Këtë natë
Do të qëndroj
Nën qiellin e syve të mi
Tmerrshëm të derdh
Ujëvarë pikëllimi.
Do të qëndroj
Nën qiellin e syve të mi
Tmerrshëm të derdh
Ujëvarë pikëllimi.
Asgjë nuk dua,
Rreshkur pres
Me shigjetë në kraharor.
Rreshkur pres
Me shigjetë në kraharor.
0 comments:
Post a Comment