Tuesday, November 28, 2017

Arqile Gjata: TË DUA!


Një varg
lindur mes maleve,
dhe sot 
më jehojnë ato dy fjalë:
-Të dua!
Ishin kohra kur dashuria vizatohej vet
Në bibliotekën e shpirtit lexova
buzët e saj të ëmbëla mjaltë, më bënë të qaja…
Në vjeshtë
duke rrahur krahët, si pulëbardhë fluturova
përtej vijës së hollë të horizontit.
Tani ajo…
ulur mbi brengën time
dorën zgjas, ta prek, të mbaj dhe frymën nga malli.
Ajo dhe në dimër
është puthje në zemrën time!

0 comments:

Post a Comment