Friday, January 12, 2018

Mihal Monka: Respekte dhe vlerësim për Dr. Xhavit Shala


Drejtor i Kërkimeve Shkencore
Akademia e Sigurisë -Tiranë.
Gjykoj dhe vlerësoj se është një kandidat që e justifikon plotësisht për të qënë në krye të Policisë Shtetit.
Kujtoj me nostalgji përkushtimin gjatë gjithë viteve të karrierës, që nga 28 vjet oficer aktiv, për 22 vjet puntor operativ e ispektor i policisë kriminale të terrenit, konkretizimin e kësaj përvoje të madhe në këtë fushë, duke qënë në shtabin drejtues së bashku më kolegë të tjerë, vitet 1999-prill 2002.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier, drejtor ishte z.Xhavit Shala, u kthye në një organ ku kishe se çfarë të mësoje, (me gjithë trysninë që ushtronin manaxhierët, fallsifikatorët që ishin të shumtë, lidhjes së fshehtë me trafikantët), në përpunimin dhe zbatimin e planeve strategjike, si ;
●për grumbullimin e armëve, -ishim të parët në Republike,
●luftës kundër trafiqeve të qënieve njerëzore e kryesisht të femrave për prostitucion, -ndiqnim e proçedonim sa 1/5 në shkallë Rebublike,
● zbulimin e krimeve të vjetra e kryesisht të rënda, proçedonim sa 1/9 në shkallë Republike.
● parandalimin e kultivimit të drogës, -dhe dihet mjaftë mirë se kishte zona si Cakrani që ishte shumë problematike për këtë fenomen, për një periudhë të shkurtër u venit kultivimi i saj.
Besoj, se ishim në kulmim e punës, dhe në proçesin e përpunimit të planit strategjik të luftës kundër drogave të forta, u bën shkarkime e lëvizje të pa argumentuara, që është një peng dhe kohë e ikur bosh, dhe sot e kësaj dite askush nuk na ka thënë një fjalë të drejtëpërdrejtë. Si duket ndikimi i mafias është i fuqishëm.
Përgjegjësia për detyrën.
Gjatë vitit 2001, me inisiativën dhe drejtimin e Drejtorit të Policisë Qarkut Fier, z. Xhavit Shala, hodhëm ide konkrete për organizimin e një lufte efektive parandaluese të krimit të organizuar në tërësi, grumbullimin e armëve, etj.
U hartuan strategji me koncept shumë të gjërë, jo vetëm e një detyrimi që vinte nga prioriteti që kishte përcaktuar Qeveria Shqiptare për të luftuar krimin e organizuar me gjithë format e shfaqies së tij, por si një nevojë e domosdoshme dhe përgjegjësitë që vet ne ndjenim, e implementuar kjo me detyrimim që delnin edhe nga strategjia rajonale.
Për këto strategji z. Xhavit Shala kishte ide shumë të qarta dhe ne e përkrahëm pa asnjë mëdyshje.
Strategjia në tërësinë e saj, merrte përsipër përcaktimin e prioriteteve strategjike të luftës kundër krimit të organizuar, përcaktimin e objektivave për të gjitha institucionet që marrin detyrime në këtë luftë, si dhe harmonizimin e veprimeve ndërinstitucionale për arritjen e objektivave të përcaktuara.
Gjithashtu ajo synonte;
* Identifikimin gjërësisht të fenomenit të krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera pjesë e kësaj strategjie që me lindjen e tij, sepse edhe mungonte evidentimi i plotë dhe mbi këtë panoramë të qartë, duke bërë një analizë thelbësore edhe të shkaqeve e faktorëve të zhvillimit.
* Pasqyrimin e veprimtarisë institucionale të gjithë aktorëve që marrin detyrime për luftën kundër krimit të organizuar.
* Diagnostifikimin e gjendjes në të cilën ndodhej Qarku i Fierit, kryesisht nëpërmjet dokumenteve legale e ilegale, informacionit nga masmediat, institucioneve të ndryshme qeveritare ose joqeveritare.
* Përcaktimi i prioriteteve dhe objektivave që do të arriheshin në minimizimin e krimit të organizuar, duke përmëndur format kryesore të shfaqies së tij.
* Përcaktimin e masave që duhet të merren nga Institucionet e ndryshme për arritjen e objektivave.
* Përcaktimin e rrugëve dhe monitorimit të implementimit të strategjive për secilin fenomen të krimit të organizuar, mbi realitetin që ishte zhvilluar e zhvillohej në juridiksionin e këtij qarku.
* Përcaktimin e nevojave financiare dhe burimeve të mundshme financiare për realizimin e aktiviteteve në funksion të implementimit të kësaj strategjie në tërësi, apo strategjive të tjera sektoriale.
Nga shtabi drejtues i Drejtorisë Policisë Qarkut Fier, lufta kundër krimit të organizuar nuk shihej e nuk kuptohej thjesht si përgjegjësi vetëm e policisë së shtetit. E rëndësishme ishte që ne ndjenin detyrimet tona parësore ligjore, por edhe partneriteti midis aktorëve të ndryshëm ishte dhe gjithmonë do të jetë element shumë i domosdoshëm që kjo luftë të ketë efikasitet.
Prandaj dhe strategjia merrte përsipër hartimin e ndarjen e detyrave, masave dhe përgjegjësive që do të merrnin Institucionet e ndryshme.
Natyrisht pesha më e madhe e përgjegjësisë dhe e veprimtarisë sinjikative për treguesit e luftës kundër krimit të organizuar i mbetet Policisë, e cila realizonte edhe përqëndrimin e informacionit dhe shpërndarjen e tij sipas objektit të punës së secilit aktor.
Në këtë luftë policia mori ngjyrën e vërtetë të saj.
Përgjithësisht punët, në të gjithë strukturat policore po ecnin mirë, kishte harmoni në të gjitha komponentët, policia ishte shumë efektive. Krimi po ulej, zbulueshmëria e tij po rritej.
Po hidhnim ide edhe për përpunimin e një  plani tjetër strategjik, për goditjen e drogave të forta.
Por çe do, mafia të pret në mes.
Si duket trafikantët në mënyrë të padukëshme patën ndikim dhe arritën një nga qëllimet e tyre në strukturat vendimmarrëse, të cilat morën vendimin në shkarkimin e asaj pjese të shtabit drejtues që ishte më aktive dhe e pakorruptuar në luftën kundër krimit.
Kështu policia nuk bëhet, por shkërrmoqet dhe i është lënë dorë e lirë vetëm mafias.
Nga analiza e mjaft veprimeve të tjera, arrij në konkluzionin se donin të krijonin premisa për ndjekje penale, bile duke na rrezikuar edhe jetën. Për këto ekstremitete kam bindjen e plotë.
Falë perëndisë që më ka dhënë durimin e kujdesin madhor, e përkrahje nga shokë të mirë, dhe kryesisht Ardian Kumanaku, që familjarisht jam për mrekulli.
Kujtoj me respekt Laskën ( Llazar Dimon ) me banim në Sheq të Madh, i cili ka vdekur, Dule Arapin me banim në lagjen, “1 Maj “, edhe ky ka ndrruar jetë, kanë qënë mburojë e jona nga njohja e influenca, më kanë njoftuar për kërcënime për jetën time e Ardian Kumanakut nga elementë të lidhur me krimin.
Si dhe shokët më të mirë në polici, Ardian Kumanakun, Ervin Sarkaron, Bashkim Xhymertin, Flamur Musabelliun, Fatmir Grëmin, Ritvan Zoton, Durim Fejzullaun, të gjithë policët e grupit të gatshëm pa përjashtim, puntor të policisë rendit, dhe shumë e shumë të tjerë.

Xhavit Shala I nderuar miku im Mihal Monka!
Të falenderoj shumë për komentin lidhur me punën që kemi bërë së bashku dhe me kolegët e tjerë gjatë atyre viteve të vështira, por të paharruara në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier. Të them të drejtën e kujtoj me no
...See More
Manage
LikeShow more reactions
Reply16h

Shyqyri Dekavelli E falenderoj z.Mihal per vleresimin qe ka bere per Z. Xhavit Shala. Ai ka qene dhe mbetet model i njeriut profesionist, me ambicje e perkushtim te larte per kryerjen e detyrave te larta qe ka patur ne Strukturat Shteterore te Sigurise Kombetare.
Manage
LikeShow more reactions
Reply16h

Mihal Monka Miku im i çmuar Xhavit Shala. Ju falendetroj nga zemra për gjithçka komentoni. Ndihemi krenar, nuk e kemi ulur dhe nuk e ulim kokën. Kemi se çfarë shkruajmë dhe u lemë brezave. Vërtet nuk njiheshim fizikisht më parë, por vet dashuria për këtë profesion...See More
Manage
LikeShow more reactions
Reply16h

Gezim Brahimi Njerez te tille profesioniste i duhen kombit anembane, mbesim me shprese se te tjere do te gjejne inspirimin nga ju per te vene rendin dhe ligjin ne vendin e vet gje e cila po na kushron ne aspektin kombetare anembane trojeve tona.
Respektet me te larta per profesionistet e vertete
Manage
LikeShow more reactions
Reply15hEdited

Bajram Bashkurti Mihal ju pershendes per vlersimin qe tregoni per nje mik te mire dhe drejtues policie shembullor,respekt per Ju qe ne shum raste pasqyron punen e palodhur te kryer nga ana juaj aty ku keni sherbyer,ne jo pak raste duke marre parasysh edhe rrisqet.Zoti ua kthefte ne te mire tek femijet tuaj !
Manage
LikeShow more reactions
Reply3h

0 comments:

Post a Comment