Tuesday, December 5, 2017

Arqile Gjata: Dy Poezi

Eh...”Zgalem”, të kam zili!
“Zgalem”,
ti nuk lodhesh nga furtuan dhe qiejtë gri
nëpër tramundana e shkonë jetën,
nuk ke frikë nga shkrepëtimat
dhe unë, si ty dua të jem...
nuk të ngjaj,
as pesha e krahve nuk më ngre dot lart!
Eh “Zgalem”!
Me ty s’maten as dallgët e çmendura,
me to ti luan dhe zbavitesh, kurkush nuk të prek,
nëpër gremina ishujsh fle, me krah të shtrira
gati për fluturime.
Të kam zili se si
ti vetvritesh nëpër lundrime mitologjike,
“Zgalem” merrëm dhe mua, të frymoj si ty...

NJERIU NË KLLËF
Si qenje e zakonshme
i gjallë si vetmia
njeriu në kllëf jeton netët e tija hënore.
Njeriu në kllëf, misterjoz,
merr frymë...
me heshtjen në dorë
ngjit shkallët për tek dhoma,
thellë, në brendësi britma e një të qari
mbyllur në kllëf,
donte të shihte dritë, të gjente udhën...
Njeriu në kllëf
i përjetshëm në ëndrra...

0 comments:

Post a Comment