Sunday, December 3, 2017

Sadbere Gagica Spahija: NË FERR PËR MALL

Do kapërcej mbi prush
Lumenj e detëra oqeane
Edhe qiellit do të ngjitem
Pa shkallë
Në Ferr të Dantes
Do vij për një mall
E fjalë
Jam betuar në Zot e Atdhe
Jeta më ka goditur shpesh
Si me kamxhik
Stinët kanë qeshur me fatin tim
Po unë kokën e mbajta lart
E tash ti je titullit kryefjalë
Në cdo fjali
Në cdo hap më mban
O vargu im rebel
Mos u tremb nga fjala ime
Jam Penelopa vet
Flijoj për besë
Në fjalëkryqin e ri
Jam mbretëreshë
Vec yjet e dinë
Sa plag kam në shpirt
E sa plumba fjalë më kanë. qëlluar
Po unë jam gjallë
Me sy buzë ëndrra
Në sytë e ditës
Rreze dielli në çdo mëngjes
Të dua
Vargu im rebel!

0 comments:

Post a Comment