Monday, December 18, 2017

Sadbere G. Spahija: DHIMBJET KORNIZOJ

Në kornizë
shikoj portretin tënd
më rri I veshur
si loti me shiun
e gjurmët e puthjeve
koten në shtegun e harrimit
Gjithçka ne kornizë te zbehtë
do të mbetët
Errësira si pelerinë e vuajtjeve
rri var
si gur i Sizifit
supet rëndon
Dhimbjeve
bart dhëmbjet tona
Me lotët e mi
dua të ta pastroj plagën
Lotët i derdha mbi portret
për t’i njomur
ngjyrat e shpirtit

0 comments:

Post a Comment