Saturday, December 2, 2017

Ramiz Kuqi: PARA KËTIJ DIMRI

PËRTEJ DRITAREVE
Janë lëshuar
Perdet e kadifenjta të këtij restorani
Ndërtuar me para të vjedhura
Nga arka e popullit të varfër
Që ka harruar të flasë
Mbi kulme
Antena televizive
Qyngje
Që thithin shiun
E nata po bie ngadalë
E heshtur si gjithmonë
Qiellin
E kanë mbuluar re
Lumenjtë janë cmendur
Kanë harruar luginën e vet
Përtej dritareve
E grish një varg pa rimë!

PARA KËTIJ DIMRI
Do të gdhijë pranvera me zogj ndër male
Do të bien kufinjtë e gjakut shekullor
Pashë këtë qiell e tokë të copëtuar
Do të lind ai diell i
I ëndrrave me buzëqeshje
Në vallen e dasmës
Pa Ego
Koklart ta shohim shqipen
Mbi tokë
Me një Kokë
E një Fjalë
Kryefjalë
Para këtij dimri
Të butë të egër
Ta ndajmë grurin
Nga buka me egjër
Pashë Ty buzëkuqe
M’u vish një natë
M’u bëj në varg
E gjatë
Syzgjuar
E bukur moj
Në Kullë
Flokëkrehur Nuse!

0 comments:

Post a Comment