Rexhep Hoti ka lindur në Krushe të Madhe më 12 janar 1964. Ai ka mbaruar studimet në Universitetin e Kosovës për Letërsinë dhe Gjuhësinë Shqipe, ndërsa magjistraturën në shkencat filologjike po në këtë universitet, me temë "Kombi dhe shteti në krijimtarinë e Kadaresës". Nga viti 2013 është duke ndjekur studimet e doktoraturës në Departamentin e Shkencave Politike dhe Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës.
Ai ka një biografi të pasur me angazhimet e tij në fushën e medieve, studimeve, artit dhe të publicistikës. Si studenti ka nxjerrë një gazetë të parë universitare shtypur, me titull «Fundamentime» në Fakultetin e SHMN-së në Prishtinë.
Ai në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluar me Ukshin Hotin udhëtojnë në Lubjanë, ku fillimisht ishte Lektor i revistës së njohur "Alternativa" dhe më pas redaktor i revistës "Demokracia Authentic", ku njëherësh edhe bashkëjetues me Ukshin Hotin.
Rexhep Hoti ka themeluar edhe gazetën e përditshme "Infopress", të përditshmen "Tribuna shqiptare", të përditshmen «Sport», revistën «IPmagazinë» etj.
Ai ka qenë edhe këshilltar politik i kryeministrit Bajram Rexhepi, ka hapur zyrën e parë të Qeverisë së Kosovës në UNMIK dhe ishte një nga hartuesit e dokumentit "Standartet për Kosovën", Hartimi i dokumentit "Strategjia e Bashkëpunimit të Qeverisë-UNMIK", koordinator i Zyrës Ndërlidhëse Qeveri-UNMIK, deputet i Kuvendit të Kosovës, Drejtor i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Zyra Rajonale Kosovë, etj.
Rexhep Hoti është autor i disa librave, shumë punimeve shkencore si dhe pjesëmarrëse në mjaft Seminare dhe Konferenca Ndërkombëtare. Librat e tij më të njohura janë: «Visore të shthurur», «Nata e Kosovës», «Tempulli i Fjalës», «Kosova përballë vetvetes», «Pesha e konsensusit», «Përzierje e trishtë», «Drama dhe geniet e Kosovës »,« Flirti civil dhe ambasadori »etj.
E zotëron gjuhën gjermane, angleze, serbo-kroate.
Është i martuar, ka tre fëmijë, jeton në Prishtinë.
Shalli i shpërvjelur!
Nuk e di,
Të rashë ndërmend;
Nuk e di,
A më ke groposur,
Në pjesë të papërfillshme të trurit tuaj ?!
Nuk e di,
Çfarë ndodh me ty tani kur koha të rrjedhë pa mua;
Nuk e di,
A ke varur dhembjen në gozhdë;
Oh, nuk di,
A të mbeti muri i zemrës së pashpuar ?!
Dhuntia është e shkruar në sharmin e bukurisë,
Siç lind një trim me shenjë;
Ti e përcakton natyrën e fatit të tjetrit;
Askush nuk e di,
Sa dashuri të jesh lindur mbi buzëqeshin,
Askush nuk e di,
Sa perla rreth qafës të shkëlqejë me kafshimet e pabesisë ?!
Më barte zvarrë nën hijet e Bjeshkëve të Nemuna,
Si një motiv për të mësuar nga Homeri;
S'di nëse më ke hedhur në atë vend ?!
All Të!
Ku vrasjet kanë pasur vetëm një krismë.
Me pas do të bardhë të mbështjellë rreth kresë
Është shpërthyer ngadalë, ngadalë,
Gjersa është bërë qefin për të mbuluar vrarin
Skaj rruge në ahishtë!
Me heshtjen ikën rrugëve drejt terr.
Është vonë për të ulur mbi duar si bebe.
Me mbajte në zemër të dashur,
Si një dhuratë e fundit!
Më thuaj,
Mos ai varr u hap në kujtime të tua
Që ta mendoni ndryshe
Gjersa kalon nëpër Fushën e gjakut të mallkuar që 600 vjet,
Është varr i freskët,
U hap për mua ?!
S'mund të shoh nga modelet!
Në botën e kristaleve nuk ka stuhi stinore.
Dëbora s'bie më me flokë të përthyera me thinja,
Me furtunë nuk ikën ajo dritë;
Janë shkarkimet e ftohtësisë së vlerës së tyre,
Grimca që na shohin nëpër ekrane çdo ditë çdo ditë.
Sot nuk kam dëshirë ta dëgjoj zërin ty,
Të shohësh nuk dua!
Ah, nuk mund ta them, dashur,
Kam shumë mall!
Nuri i shenjtërisë mbi bukurinë tënde bie
Vetëm nga thellësia e lashtë të shkronjave!
Aty!
Aty!
E dashur,
Unë sonte dua të të puth me zjarr!
Nuk është magjia e gdhendur në ato vija,
Nëpër pika shkronjash, në atë lakim;
Nuk kanë asnjë përngjasim ato;
Janë të njëhershme!
Të vetme e rrënjosur dijen e njerëzve,
E arkivoni atë,
Po vetë mbesin gjithmonë jetim!
E shohin vapullin që buron nga gomë,
Shpirtin e krijimit nëpër fushat e saj si mbin;
Ajo pamje të mpak në supet e tua zbuluar,
E dashur,
Ajo pamje të kryqëzon, të shkrinë!
Sonte dua te te puth me shkronja,
Dua të ta çoj zemrën shtat;
Të ta robëroj;
Të lahem mua me erën tënde të mirë,
Të kënaqem duke notuar në arën e mia,
Aty ku më kalon,
Më përshëndet me zhaurima përjetësisht
Unë imi,
Unë bukuri,
Unë Bardhi Drin!
A ngrihem si shpellar,
Do të zë pritë nëpër gryka,
Do të bien me shkronja në frymë!
E le të shkoj në peshë
Tek ato në pakufitë e mendjes,
Me rrënjë të loçkës,
Prej zemrës me kafshë, o i çmenduri im!
Nata ra në kontinentin tjetër.
Ti po ikën në shtrat me vetminë.
Heshtja për një moment e pushton mendimin.
Befas lexoj nëpër shkronja:
Natën, njeri i largët!
Më fal!
Unë nuk po e kuptoj si veten
Përse në këto momente
Po qesh,
Përse po qaj
Për ty ?!
I shtangur nga pesha e fjalëve,
Brenga m'u mbështjell në loçkë.
O Zot, më doli një ofshamë vetvetiu.
Ty s'të shkrova më.
I mbushur me mërzi,
Me ngushtë nga malli yt,
Unë vërtet isha i çmendur një kontinent larg
T'i puthja ata sy,
T'i pija ata shumë!
Orë policore (1990)
Hapësira Evropë.
Koha - prag shekulli i Njëzet e Një.
Ora - Njëzet e Një.
Hap sytë:
Ndalohet jeta në Kosovë!
Ç'puthje drithëruese
Për ty
Demokraci
Prishtinë 1990
Nga përmbledhja me poezi «Visore të shthurur»
Pres me vite të jesh i zemëruar!
Ti më mban fshehurazi të palosur në letër,
Me ke futur prapa në fund të këmbës;
Të thembra ku të vranë këpucë e drejtë,
Aty ku takja jote trokon tok me mua si ketër.
Të shoh nga poshtë me peshën e trupit mbi,
Oh, ajo bëhet pendël kur ti veshësh me fustan;
Jam servëtori yt kryeneç mes leçkururit,
Aty bëj roje dhe gdhend ngatërrohet me gaan.
Ju nuk e keni parë botën për tokë,
Duke u puthur nga ritmi i këmbëve rrëshqanë;
Përthyerja e dritës dhe shpalos bukurinë andej
Nga thellësia e prushit dhe lëshon piskamë.
S'jeni soji i pafat, jeni i zgjedhuri im;
U pikas gjersa jam i fshehur atje te thembra;
Gjatë ecjes tënde e dashur trokas mbi kalldrëm
Dhe të pres të pres me vite të të bie zemra!
Me Gjergjin në shesh!
Nuk më besohet që dita ishte e drunjtë sot,
Ajo nuk ka gaz, si dhimbje për të përcjellë;
Ishte veshur me qiellin e realizmit të lartësisë socialiste,
I dritësonte gratë zbehtë me shalla reel.
Dhjetori është i bukur në Sheshin e Krishtlindjeve!
Zbukurimet në xhungë xixëllojnë me ngjyra flakërimë;
Fëmijët përplasen lirshëm gjithandej me qeshura,
Tek-tufë të gjirit të stinës në teshtimë.
Unë shkel me mendim nëpër hapësirën festive,
Si të isha liriku i poemave, vetë Bajroni me pardesy;
E dashur mbrëmë në ëndërr me ty jam grindur,
E s'kuptoj pse sot s'guxoj të shoh me sy!
Afrohem te monumenti i Skënderbeut ngadalë,
Dëbora, si të kishte frikë, filloi të bërtasë;
S'bëra asgjë me Gjergjin, vetëm e pashë atë mbi kalë
Sakaq moti u mbush plot me hare me vello nusërie.
Vetëm poeti!
E ndjen
Rrjedhës nëpër gërvishtjen e penës?
Është vraga që nxjerr nga zemre poeti;
Është bota e dhimbjes së bukur!
E dashur,
Pikon gjurmë nëpër shijimet e adhuruesve
Është tryeza e shpirtit të ndjeshëm!
Sonte nuk u mbulo me asgjë,
Shiu çfarëdo qoftë përjashta le të bie,
Lëri pikat le të rrjedhin nëpër trupin tënd,
Kanë etje poret e magjishme;
Frymëmarrja jote e thithë kupën e qiellit mërzitshëm
Që andej po sjell furtunë dashurie.
Janë metafora me magmë,
Lagështia e mugullit të stinës,
Janë puthjet nëpër luginat e Shtatit,
Klithja e fillimit të ri me vlagë!
Poshtë fundbarkut tënd që po vije!
Kthimi
Po kthehem pas shumë vitesh të poezisë,
Ah, besnikja ime!
Meqë më nuk mund të them,
Vetëm muskujt e mjekrës më të betonuar,
Ato më dridhen pa më pyetur vazhdimisht,
Siç lëvizin gjethet në mbrëmje nga puhia.
Mos më thuaj!
E ke mbajtur të paprekur vendit,
Kthinën ku unë shkruaja dikur;
Ah, poshtë tryezës së drunjtë e dëgjoj sërish
Rrjedhën e lumit të rrëmbyeshëm;
Uvertura e një simfonie sapo filloi.
Mos lutem!
Mos më përqafo me zhaurimën tënde,
O shpirt i muzës,
Më lerë në plehrat e jetës
Të vdes nga malli,
Nga dhimbja,
Nga mëria!
E kam bartur të shndërrohet në vetvete poemën e vargun,
Atë që thashë e bekoi vetë Zotin,
Në pjesën e poshtme të karantinës së shpirtit,
Si një faj traggjik;
Ku s'merr frymë si vesa e mëngjesit,
Ku nuk kallet e praruar në flakë si mollëza e vajzës,
Ku atdheu s'derdh më si shumë nga dashuria!
Kam ikur bashkë me mua nëpër botë si nizam.
Atëherë liria nuk mbillej dot në tokën tona;
Kam ikur si çiftet e pa dekretuara para ligjit,
Për ta ruajtur lumturinë;
Adhurimi për fjalën e konservovës në zemër,
Braktisur !?
Nuk e kam kurrë,
Mik!
E sjell ngadalë pamjen e zbehtë të izolimit,
Unë mbledh me kujdes puthjet e terura nëpër varg,
Belet e gjurmimit të zanorëve renditen si ushtarë;
Ato të ngrira derdhen në buzëqeshje
Zoti i gomave mbërriti!
Të mërkurit janë kujtimet e balsamosura nga pritjes,
Ato kanë etje të pa skaj të pengut;
Sot, atdheu im ka nevojë për peshën e fjalës,
Sot atdheu im ka mall.
Hyjnesha e Tokës
Dita ka nevojë për përkrahje,
Njësoj sikur se bebet.
Nata lodhjen e vë në gjumë.
Burri është i rrëmbyer pas dëshmisë
E egoja me conscience s'bëjnë lum!
Nuk ka çfarë të thuhet për Damën.
Të gjithë në radhë!
Ajo parakalon skaj jush;
Ndero me zaulje!
Ajo është shenjtërimi që mbin në prush!
Toka s'e ka më Zeusin suprem.
Ai mbeti sundimtar për mitologjinë.
I la vetëtimat amanet në malet Akrokeraune,
Kujtimin për gruan e lartësoi në Hyjneshë tokësore;
Si dhuratë që Rea shpëtoi nga vdekja;
Personifikimi i shpirtit të njeriut etur
U shndërrua në tempull për dashuri!
Burri u bë me misioni kuptimplotë.
Është roja e përvuuar e Damës;
E mban në duar brishtësinë e saj,
E ndjen i dridhur me frymëzim,
Me vrazhdësi të lëngoj shtazarak
Ia pin ata shumë.
Dhe gjallërohet Hyjnesha,
Shndrit,
Lind
Për të përcjellë jetën në tokë!
Mua me pelqen me puthjen e fundit!
Me merr një kohë me vete
Fshehtas;
Asgjë nuk ka kuptim në përjetësi.
Gjithë rron nga rifillimet e veta!
Mua merr në rrugënsiimin tënd.
Zotat të mos kenë ide nga ikën ti;
Më fshih midis gjoksit dhe gjymtyrëve
Dhe në shpirt më bie
Kur të jesh lodhur duke më bartur mua,
Të mos të shpërthej britma!
Ke kohë ta hapësh portën e pasme,
Atë shteg që nuk ka prapakthim;
Kur të më hedhësh nga supeve
Tutje në humnerë,
Më premto
Ta dëgjosh rënimin e fundit të dritës;
Më pas lëshoi humbjet e fatit tim!
Hyjnesha ime,
Dëshira e fundit:
Me puthjen e vdekjes,
Me saluto!
Dëbora dietale!
Bota po ikën mbi shtatë pikë pesë miliardë njerëz,
Ata dy që puthën lasgushianqe
Nëpër dëborën e imtë që bie sot,
Unë njoh nga koha,
Atyre u mjafton e vërteta!
Të dashuruar në dashuri, siç thuhet,
E kanë njeri-tjetrin pa çka se hidhërimi i mbulon
Si napëlungë në mjedis të sheshit;
Jo rrallë mbetën më pak gjëra nga jeta;
Lumturia nuk u mbaron si atëherë
Kur lypsarët i ngatërrojnë me sojet e veta!
Ndoshta askush nuk e mori vesh,
Përse dëbora bie sot e grimcuar nga dieta?
Mos të konkurruar ata të dy ?!
Bën mirë të mos hyjë në garë bukuria e kristaltë,
Përse nuk bie siç ka gjithmonë ka rënë,
Me pofushim vet ?!
Vajzat me sa mall e kanë pritur këtë ditë,
Të përkëdhelen te sheshi «Skënderbe»,
E të puth me afsh të sheshit «Nënë Tereza».
Shkel vetminë me zemërim!
Po ik i vetëm në këtë dimër!
Rruga është e hapur,
Është bosh.
Shkel vetminë me zemërim!
Po ik i vetëm në këtë dimër!
Rruga është e hapur,
Është bosh.
Mbi të e shkel vetminë me zemërim!
Porta e saj nuk hapet,
Është mbyllur
Me shule,
Më tha,
Me kod
E mbi krye
Dëbora më bie
E më bie mua fjolla flokësh si ndëshkim!
Është ngujuar përbrenda,
Mbase nga xhami i avulluar me shikron
Si gapthetem me veten,
Teksa ruan ende aromën tona.
Ti nuk dëshiron ta pastrosh atë,
Të heqësh nga trupi atë djersë;
Është një copë e qenies sime,
Një skorje e lëngshme e klithjes,
Qe me mëri të thyera është shtrirë në shpirtin tënd.
Të sheh tek ecën nëpër hapësirat e paana të pallatit,
E lakon qafën,
E përkul kryet mbi supe,
Me sy të mbyllur
E frymë!
Vajze!
S'të shkul,
Nga zemra,
Nuk të hedh dot!
Më je ngjitur në shpirt
Siç ngjitet gjuha e një budallai
Në shtyllën e një llambadari të ftohtë!
Shkaku yt s'mund të heq si zemrën,
Ta plas tutje në tokë si mish për qentë
E me mua zë gjersa kupa te çahet:
Më e Bukura e njeriut nuk duhet më duhet!
Të mbaj si kurban brenda kraharorit
Tik-tak, tik-tak, kot,
Krejt kot,
O Zot!
I ngujuari!
Kam kohë për të thënë vetëm pak fjalë,
Malli që kam për ty më ndalon në frymë!
Nuk bie si shi, si gjethe nuk bien,
Veç një erë e lehtë ngjitet tutje mbi kodrinë.
E përcjell shtjellimin e saj duke ledhatuar me sy.
Asgjë s'ka ndryshuar që nga lashtësia.
Ju shikoni të gjithëve teksa i pëshpiritni njëri-tjetrit
Me gju e shpirtit;
O, dashoni natyrshëm, me vrull, me marrëzisht!
Unë jam stratioti i fundit nga Dukagjinit,
Ngarkuar me besë e Skënderbeut në shpinë;
Ende bëj guvernator në kufirin juglindorë të Arbërisë!
Jam këtu gjersa kalorësi i rreshtave të mos vijë në ndryshim.
Nuk m'i shihni shekujt në rrudha.
Jam i heshtur në kalin tim;
Më e rëndë se koha e qindvjetarëve në shpatën e tij
Më ndjek nga prapa vetmia e ndëshkuar nga atdheut,
Si fatma e nishanit të stampuar në supin tim të djathtë,
Për të ftuar në dyluftim të Katër Kalorësit biblikë!
S'mund ta braktis kufirin, zemra ime!
Ah, sa më rëndon malli për ty!
Arbëria sot u shtrika në shumë shtete,
Medet!
Dashuria ime nuk ka si pasaportë,
Oh, si të gjej fjalë dhe të them edhe në këtë mijëvjeçar:
Te ti nuk mund të vij!
Përqafime ju përcjellë me satelitë spiunë;
Me fëshfërimë gjethesh, nga betejat, nga Vaikali.
Prej Kalorësit të ngujuar të Skënderbeut në juglindje të atdheut,
Ndërmjet liqeneve e shkrepave dikund në kufij;
Prej këtu jam jam unë arbërit e mi!
Fuqia e paditurve!
Politika është gjithmonë një kërcënim për lirinë!
Është thjesht një pushtet faqezinjsh,
E shpikur nga ligësia që në kohë parake;
Ushqehet nga rregull me cynizëm të stisur,
Për të vënë nën kontroll fatin e njerëzve, kombe e shtetesh;
Brenda saj është ndërgjegjja më është ndëshkimi im suprem,
Rreshtuar në tryezën e vendimmarrjes
Me kolegë të nderuar, me të pacipët, me batakçinjsh!
Egjipti në politikë është një ngatërrim i rëndë.
E panjohura vërshon mbi të si lumë i tërbuar.
Veçmas te shqiptarët e mi ajo bën batërdinë;
Të mjerët, të paditurit, marshojë të parët!
Drejt saj varfanjakët për të bërë pasurinë!
Politika nuk ka menduar për kohën e krijimit.
Ky ishte i sinqertë rëndë natyrisht,
Ishte një sakrilegj!
Teksa depërtoja në artin e mjerimit të saj
Thelle
E më deh,
Bëhej aq më e dashur;
Sa më i ngatërruar në keqen e saj,
Ndriçoja si fanar për të paditurit në krye,
Brenda e bartja lakminë për pushtet si privilegj!
E mësova fillin që s'e kisha kapur kurrë nga gënjeshtra Ukshin!
Për gjatë viteve të ostracizmit sa ishim në Krushë.
Nuk e duronte martirizimin e teknikës së shtirjes.
Më vonë mësova diçka jashtë idealit,
Paskaja e ligjeve në politikë,
S'qëndronte te refuzimi,
Jo te revolucioni, as
Te guri i hedhur
Apo mbyllja
Në kullë!
Arti i gjuhës së komunikimit
Ishte filozofia e opinionit publik,
Do të thoshte Habermas;
Ishte fuqia e ndryshimit!
Jo ideja, si e godiste tryezën e filozofisë Marx-i
Dinakëria në botën e hapur të politikës
Është kurora e mençurisë,
Pa çka se ajo shket aq formalisht
Nëpër botë të mendimit!
S'do të thoshte kot Princi i Machiavelli-it
Po që nuk më duan mua,
Më mirë të më frikësohem!
Unë jam idealist në politikë,
Pavarësisht se kam pakt me ligësi
Të jesh brenda saj e ke mundësi për shpresë,
Premtimet, sikurse edhe pemët,
Me kohë të zbehtë drejt frutave nëpër stinë.
Të mbesën jashtë saj
Më shumë lavde mbi kurorë;
Ah, të dashur miq,
Zbrazshmëria e krijuar nuk mbush dot cilësimi 'martir'.
Kurrë nuk është i mjaftë flijimi.
Kjo dhimbje e amshuar është vetëm pikënaisja e lirisë,
arsimi,
Vlera e sistemit
E bën fuqinë në shërbim të një kombi,
Pasuria e një vendi s'e është vetëm ar i derdhur si bajka.
Ndaj dhe arsyeja e pranimit të kohës në politikë
Në krye të paditurit e republikave;
Nën shtytjen e mendjes së shkolluar shtetit bëhet
Edhe si shkronjë,
Edhe si tender,
Edhe si qull!
Kjo ishte hyrja ime në shpalosjen e pushtetit.
Një detyrim, një përgjegjësi, një mashtrim hyjnor!
Republikat Shqiptare u bënë koka me morra
Kot u qëndron në flamur
Shkaba dy krenare në mijëvjeçarin e tretë!
Ata kanë ende pak ADN njerëzore
Për ta merituar atë shpend qiellor!
Dallkaukë, honxho-bonxhë, barabbatë e Nolit
Dolën serish nga lirika e tij politike;
Marshuan nëpër rrugët e republikave gjithandej me krimin;
Me hipokrizinë e gjeneralëve gradonin varre,
Me doktorë të ngarkuar, me azilantë të zhveshur, OJQ-istë
Të gjallëve u jepnin certifikata e fjalë,
Ditët i bënë të pështyrave për lirinë,
Të paditurit e republikave shqiptare,
I ruan netët për vete me pagjumësi,
Të zhytur në tmerrin e ëndërrave të gjakosur!
Megjithatë, arsimuarit e gomave po vijnë;
Të dashur njerëz!
Të dashur shqiptarët të thyejnë
Ju dua edhe të pistë si jeni të neveritshëm
Ju jeni bijtë e mi!
Prishtinë, 16.11.2017
0 comments:
Post a Comment