Wednesday, December 13, 2017

Dhimitri Kokaveshi: INVADIME


Si një pushtues
sytë e tu
mbi ç'do vështrim dhe
një gjykim
në invadim..., humbjesh
a pamje
barrierash në zhgënjim
shpirti?...
Pa frymëmarrje
bronket...?
Shtjelloheshin shtresave
tektonike
kraharorit si mes shkëmbinjve
përballen
trysnive dhe të malluar
mjedisit?...
Ngjitej, një afsh i ngrohtë
pranvere
përkulte, thinjat e dimrit
tkurreshin
shpërbërjeve, eklipsonin
pasionet?!...
Kjo privatesi e shpirtit dhe
prehrit
kur zbukuron qendizmat
e trupit
shpërthejnë, jo në të rastit
pronësi
si një fjalim!.. Dërmuar dhe
munduar
muzikalitetit në importim
të dritës!...
Nuk rinovonë. ... 

0 comments:

Post a Comment