Wednesday, December 13, 2017

Musa Jupolli: Letër një miku që duhet ta njihni të gjithë !

TI ,
Nuk kam dyshim në angazhimet e njeriut tonë, nuk kam dyshim fare në Ty miku im, realiteti nuk është ai që duhej t'ishte në Dardaninë tonë, e di ti, e di unë, e dinë të gjithë! Një "revolucion" ekonomik ka të vetmën shansë t'i zbrapsë të korruptuarit! Nuk ka më vend për çfajsime nga se deri më sot rezultatet nuk janë në takim me kërkesat e popullit tonë që nuk tejkalon as dymiljonshin! Pa punësi, arsimi në kritikën më të lartë, shendetësia në pikën më të ndieshme , pra sektori i mjekësisë "betimit" në korrupcion të pa parë, pastaj familjarizmi e shumë e shumë negativizma tjerë që vazhdojnë ta dëmtojnë Dardaninë dhe të thellohet edhe më në një krizë që mund të sjell përqarje të mëdhe me një "komedi" të pa parë!
Nuk është e imja të mbaj ligjeratë, po ti, dhe shokët jeni shpresa e atij vendi, nuk e dua ngurrimin nga një "qefallosje" e ëmbël nga asnjë politikan i tashëm, e dua Drejtësinë, e respektoj kulturën e punës që jep rezultate, të tjerat le ti hajë djelli ! Ferrtarizmi i dreqit e të birit e fesë që u shëndërrua në një ideologji që ka për qellim njollosjën e një kulture të lashtë sa vetë njeriu ynë !
Takim filozofie :
Pse lejoni një komedi të një "grusht" njerzëve të pa peshë të lozet me një popull aq të dinjitetshëm, me një popull kur dikur Parlamenti i Evropës na mirrte për shembull në tolerancën fetre, që diku tjetër vështirë ishte të gjindet, katolik a mysliman, shqiptarët ndihen shqiptar “ !
Me këtë "martesë djalli, e dhunshme politikisht e moralisht" Dardania nuk ka ditë të mira! Dikush duhet të flas, tjetri duhet ta kërkoj vendin e vet aty ku edhe i takon, pra e imja, e kam cekur përciptazi në shkresa të më parë, është :
Pse Ti nuk i jep dorë Dardanisë ?

0 comments:

Post a Comment