Tuesday, December 12, 2017

Baki Ymeri: LETRA TË RËNDËSISHME NË ADRESË TË NAÇOS


Në Fondin arkivor të Nikolla Naços (një pjesë të të cilit e ka shpëtuar Baki Ymeri në Bukuresht), ekzistojnë edhe dy letra të Sortir Veveçkës nga viti 1892. Njëra nga to është drejtuar nga Durrësi në adresë të Nikolla Naços, kryetarit të Shoqërisë “Drita” në Bukuresht. Kjo letër është shkruar me dorëshkrim në dy faqe e gjysëm. Nga kjo kuptohet se autori i kësaj letre në këtë kohë gjendej në Durrës, por siç e kuptojmë nga brendia e letrës, ai më parë kishte kaluar një kohë në mesin e arbëreshëve të Italisë së Jugut dhe në këtë letër sjell gjëra interesante dhe me vlera të veçanta historiko-arësimore. Letra është shkruar me alfabetin e Stambollit të Sami Frashërit. Në fillim S. Veveçka jep disa vërejtje në lidhje me këtë alfabet dhe paraqet tinguj, germa të alfabetit latin, variante të alfabetit italian, duke theksuar vlerën e këtyre në natyrën e gjuhës shqipe. Në pjesën tjetër të saj letre jepen shënime dhe shifra për arbëreshët e Italisë si dhe përmenden vendet ku këta gjenden. Njëherit ai flet për disa intelektualë të ngritur arbëreshë e në veçanti jep shënime për De Radën dhe “Flamurin e Arbërit”. Është interesnt të thuhet se letra përmban edhe kërken e De Radës drejtuar Nikolla Naços “për abetare shqipe dhe të tjera”, kërkesë kjo që ishte edhe e disa fshatrave arbëreshe, “qofshin pa ndonjë harxh”.
I ndershmi shumë Zoti N.N. Naço, Bukuresht
Me ra në dorë Rregulla e parës Skoli mpsonjëtorës. Nieti Shoqërisë që Zotrote i parë është fort i lavdruar edhe pelqyer. Drisa e quajnë edhe Dritë u beft në Shqypëri. Do me ndiec o Zotëri s’po të shkruajmë me karakter që jemi mpsuar - edhe shkruajnë f për G, per shi ose ski italiane dh ell o edhe ….per nie ogni italiane. Sepse nienieti non (nuk) kendohet si italiane ca gneti që ne shqipet nuk ndihet mirë në vesh, po numri n (nj) o një 1 na duket më mirë sikundër edhe fjala strenite per shtrenj qenka per gjuhen. Po keto skolia do ti goditenj. Kështu tutie mirë. E mirë. Këtu ne katundet e fshatrat mëngjezi i thon vakti i kulaçit, e me thonë te hane kulaçin e thonë mire shqip edhe jemine ghe.
Nieti i kësaj letres time është me ju breë me ditë që (në) Itali, në Pujo, në Basilikat e në Kalabri, Campo Murina, Andruce edhe afër Tarentos e të tjera vende janë shumë shqiptarë, arbnesh. Në Carigliano Calabre dilte edhe një e gjysem dhe “Flamuri” i Arberit, që shkruante Jeronim De Rada. Në pshatrat e Tarentos Kocha e San Martino të Napolit kemi gjet protokolisur këtë pot ë shkruajnë kështu që, duket koha e vajtjes shqiptare në ato vende. Mbreti i Napolit Karli I pestë dhe Mbretresha Gjovana fallen me 30 mars 1519 fendin (qifliqet) Rocho e San Martino kapitenit arbresh Luciano Matki per ndihmen edhe besen që diftuan me 300 soldat arbresh.Pas kësaj duket Donina Porfiade Muzaqi prej Zotit Skenderbeut që është martuar me Gjonanin Mathiut e biri e keti Lazari. Edhe që ne kishat orthodokse me 1550 edhe prifti popa Theodhori Xafiro që ishte në Mitropolitë Greke të Depotadit Rasmuncisë të Agrigantit.
Sot janë me fe orthodokse po janë daima shqiptar. Nga këtu me kanë kerkuar libra abetare edhe ndonje tjeter shkruar me karakter që Kullondisin në Shqiperi. Nga ky sebep pot ë lutem Zotnis ate që te me dergonjce disa abetare edhe nga të jerat libra shqip. Po edhe këto në qofshin pa ndonjë hargj sepse sherbëtori që ta shkruan është një burr nga zemra shqiptar, po i ka edhe siga? Xhepin. Te me ndieqte se ti besdisa po shpresnjë që ta nderojce me një leter që te me gëzojce për shendetin e mirë Zotnis sate. E pot e lutem me shendet edhe nder dhe jam sherbëtori Sotir Bebeçka. Duragja agushte 1892. (I. Dërmaku, Albanica, Ekskluzive janar 2009).
Letra e Petro Ninit Laurasi dërguar në Sofje të Bullgarisë Nikolla Naços në Bukuresht, më 19 vjeshtë e dytë 1894.
Me të kthyer nga Bukureshti P.N.Luarasi qëndroi disa ditë në Sofje, në mesin e anëtarëve të Shoqërisë shqiptare “Dëshira”, e formuar me 1 janar – “kallozhegur” 1893. Si kuptojmë nga burime tjera këtu ai kishte ardhur për të kërkuar ndihma finaciare për shkollat e formuara në krahinat e Kolonjës e t`Vakëfeve. Për sa kohë që P. N. Luarasi qëndroi në Soje, e njofton Nikolla Naçon për aktivitetin e Shoqërisë “Dëshira” dhe për atë që ai ishte informuar për gjendjen e shkollave në fshatrat e Kolojës, meqë, siç dihet, ai mbante kujdesin e inspektorit për këto. Letra është shkruar në një formë konspirative, me pseudonime që për herë të parë i hasim. Vet-nënshkryesi “At Vangjeli”. Që me të vërtetë kjo është letra e P. N. Luarasi dëshmon brendia e letrës, problemet të cilat trajton në fund zarfi i letrës, “P.Nini” si dhe vula e postës, numri i së cilës përputhet me adresën e shënuar në fillim të letrës, (Sofje 1894).
Në vazhdim, Petro Nini e informon Nikolla Naçon për gjendjen e keqësuar në fshatrat ku vepronin shkollat e reja të Kolonjës, veçmas cek ato të Gostivishtit, Vodicës, shkruan për grekomanët dhe kryepriftin. E fajëson oportunizmin e paraqitur gjatë mungesës së tij në këto fshatra, në një rast përmend dhe Vreton (Jani), të cilit i drejton edhe fjalë fyese. Më tutje, e informon Nikolla Naçon për vendimin e Pleqërisë së Shoqërisë “Dëshira që anëtari i saj më i riu dhe më aktivi (Spiro Garo) ta vizitoj Stambollin dhe të këshillohet me Naim e Sami Frashërin. Në letër emri i Naimit shënohet Naumi, për shkak të censurës policore. Me respekt flitet për Spiro Garon dhe aftësitë e tij, duke ia përkujtuar Nikolla Naços me fjalë “se me të vërtët që si z. Spiro s`a shok tjetër nga besa dhe nga nxetësia për gjuhën shqipe, po si të tregova aty (në Bukuresht) është i hollë nga parat”. Dhe vazhdon: “Të ardhurit aty të Z. Spiro (në Stamboll) si të ardhurit tim, për z. tuaj (Naçon) si dhe për gjuhën shqipe”.
Me të kthyer nga Stambolli, pas takimit me Naim Frashërin, Spiro Garo solli mjaft libra në gjuhën shqipe, të cilat u vunë në dispozicion të anëtarëve të Shoqërisë Dëshira”. Spiro Garo ndrroi jetë shumë i ri, humbje kjo që ishte e madh jo vetëm për shoqërinë “Dëshira”, por edhe më gjerë. Nga Spiro Garo ka mbetur si kujtim vjersha e tij, që më pas u shndërrua në himn të Shoqërisë “Dëshira” e shkruar për aktin solemn të formimit të Shoqërisë, me “një të Kollozhegës” e që fillon: “Që me një të Kollozhegut u fillua Soqëria/ U fillue brenda ni nde Sofje/ Për skolit në Shqipëri », dhe përfundon: “Sjemi grekër as bullgar/ Turq as serb ne nuk jemi/ Jemi vetëm shqiptarë/ Këtë emër nder e kemi. »
Letra e Petro Nini Laurasit, dërguar Nikolla Naços, Bukuresht
Në Sofje 1894, vjeshtë e 2-të 19
Dje mbrama erdhem shenosh këtu dhe gjetëm gjithë shqiptarët shëndosh. U faleminderit per kujdesjet që po beni për gjuhën shqipe dhe shokët e shoqërisë këtu. Për punët e atij mikut gjëçe mb`dhe thanas qiragjinjë me një Boboshtarë dhe e pyeta, e me tha qe kështu kanë dëgjuarë qe shkoj po verteta genjeshtre s`e dime kte fjale degjonj dhe ketu. Po me mire mos u nxito qe te shkruanc gje dhe keto dite me te vajtura Korçe une dot shkruanje sa me pare dhe atehere ne qofshin te verteta fjalët që janë hapur se Loni shkoi munt te shkruajme ne çdo gazetë. Ketu letra prej memdheut nuk gjeçe po me goje deftonje qe telegrafit ne Kolonje qenkan ndezur me anet te djallkryepriftit dhe ne Luaras e ne Ngoshtivisht e Vodice qenkan ngjallur prape grekomane! Ah ku asht Vreto qeni te mbushnje koken me urtesi dhespotit grek! Kete te kuqe e krijonja kupetuare qe do te gjente me mos qene une atje se shqiptaret zes jane akoma gjalle dhe foshnje ne gjuhet te tyre dhe kohen si nen purek e njome. Po skam as une as ata qe perpiqen per kte pune gjej keshtu eshte kesmeti i lik yni qe te provonenin (dhaqimasemi) sa te duruar e te zotte jemi. Shoket ketu jane te gezuar fort dhe u falenderit kur degjuanqe do te u ndihe per fotografite: por me shume u gezuam u kenaqen kur degjuan qe vertete Zotnia juaj init e gjalle e punoni me deshire per gjuhet shqip.
Per ne Stamboll u llafosen me z.Spiro dhe e gjen per mire qe une si` te mesonj punrat e shqiptareve si ven pastaj te vete ne Naumi, se tani sdi qiti pergjegjnj Naumit edhe per te mos mbetur vone puna qe filluame bashke neser me 20 te keti zoti Spiro do te venje ne Naumi, e te flase gjith sa dhet dot e ap udhe une letres edhe me te kthyere anej mua dote me shkruanje sit e bej dhe aty ne Zotnia juaj dote vinje vete te flisni ç duhet gjithe. Po me dukete se z.Spiro ma mire qe te vije te shohe zemren e tija se une mund te thoshte qe jam i paguar po flas keshtu e zotri Spiro si trete do te fase tepra dhe per punrat e zotnis suaj dhe per punrat e shkollavet si mbahen. Flihe mendjen qe dote mbaronjet puna si do zemra jone. Z.Spiro do ti zere ngoje dhe asht nevoja e madhe per katere apostoj (mesues), neper Shqiperit te ulet te paguhen nga kreret e Shqiperise dhe te mbajme korrespodence me gjithe shoqerite e shqiptarvet dhe keta apostoj nipene çdo hap te rende qe vjene per gjuhet shqipe. Do ti thote se duhet te punonje dhe te mos gjykojm gjynahet e njeri-tjetrit si punon shenjt i diturise i cili e ka frige se mos heqin dore nga grekerija dhe te shkonje kohen me nje qitapke tere mone, e te shese vivlate per tugjallek te tij.
Per kete pune i dhash dhe tri napoleona (3) per hargj dhe te tjerat qe te bejne dot i pergjigjem une pod he zotnia juaj kini prishur kaqe te tjera u lutem fort shume qe te me kurseni dhe pes napoleona qe te vejne aty Z. Spiro sit e kalonet nga Stambolli se me te vertete qe Z. Spiro sak shoke tjeter nga besa dhe nga nxehesira per gjuhet shqipe po sit e regva kur ishnja aty eshte i holle tani per tani nga paret. Te ardhurit aty te Z. Spiro dote jete me te nevojshem se te ardhurit tim per zotnine tuaj si dhe per gjuhet shqipe. Te terat fjalet e zotnis sate do te dale ne se dhe ata shqiptar qe punojne per kete qellim te gjuhes s`jame ne mendje qe te gjellbene e te mykene duke ndenjur me darn e gji e duke pritur kesmetin (fatin) nga koha se gjithe keta kuptonje qe nata pjell diten e kthjellt po nga ma teshumat here pjelle dhe ditet e vjretura te ftofte me debor dhe fjale e shenjitit te diturise (Z.Vreto) qe te presim akoma si kemi pritiur kaqe mije vjet me s`ka vend kjo fjale. Edhe le te mbetet te zot ne gjep. Sot me 4 (katre) do te mbaronje te piqemi per here me te degjuare shenoshe ne memdhet qe te dite dote shkruanje per te gjitha. Ne març haber nga z.Spiro se ashte nevoja te piqem me Naumin do te vete me te tjera mendje dhe me fuqite te Perendise punrat dote vene ne udhe te mbare.
Sherbetori i juaj
At Vangjeli
Sot si veme ne staciont deshem te kapnim bilete per z.Spiro per ne Naumi na kerkuam pase kanonismes dyzet e nente (49) franga te vajtur. Prandaj me qene qe s`hapine tre napoleonat dhashe dhe aty dhe u bene gjithsej pese (5) napoleona po niset te veje atij ku duhet dhe era k dite dote kemi shume habere. Gjithe une
Gjithe shoket qe ane te besete u falemenderit. Ne fjalet tona mo ski frike se nuk e hyjne dot cdo njeri vec zoti Spiro qe dote shpjere ku duhen. (Botuar në Albanica, dhjetor 2008).
LETRA TË PANJOHURA TË KOHËS SË RILINDJES KOMBËTARE
Shoqëria shqiptare e mësimit shqip “Drita” e Bukureshtit, në krye me Nikolla Naçon, më 10 maj 1892 shpalli të hapur shkollën e parë normale shqipe në kryeqytetin e Rumanisë – Bukuresht. Detyra e kësaj shkolle, sipas statutit–rregullores, ishte që të përgadisë mësonjës për shkollat e para shqipe në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare të mërgimit. Brenda kësaj ekzistonte konvikti për nxënësit nga Shqipëria dhe nga kolonitë shqiptare të mërgimit. Të gjitha shpenzimet për të pranuar në konvikt siguroheshin nga buxheti vjetor I Shoqërisë “Drita”. Që nga kjo kohë, Shoqëria “Drita”, e kryesuar nga Nikolla Naco, i cili njëherësh ishte drejtor i shkollës, përmes letrave, telegrafëve, etj., krijoi një rrjetë të gjerë bashkëpuntorësh nga mbarë trevat shqiptare. Këta kishin për detyrë të gjenin nxënës shqiptarë dhe ti dërgonin në Shkollën Normale në Bukuresht. Shoqëria “Drita” për të gjithë këta që vinin, u paguante dhe shpenzimet e rrugës. Në Berat, për këtë detyrë ishin anagzhaur patriotët e dëshmuar shqiptarë, si sishin: Gjergj Dud Karbunaro, Kol Kraja (Mësues i shkollës Vllahe në Berat). Për shkollën normale ishin nagazhguar dhe bejlerët shqiptarë, të frymëzuar me idetë kombëtare shqiptare. Nga këta, sic përmendëm në letrat e Kol Krajës dhe të Gjergj Karbunaros, ishin Mahmut Beu, Islam Beu, Asllan Beu të cilët dërgonin në këtë shkollë dhe nxënës të besimit muhamedan.
I ndershmi Zotëni Kryesonjësi i shoqërisë Drita, Bukuresht
Telegrafin e mora. Sa kam mundur me kuptua pas këtij telegrafi se nuk me ka ardhur i shkruar drejt, Me thua që gjinokastriti edhe dy tjerë të vijnë, që të telegrafis t`na dergonç para që, sa për taksq si të dimë me mirë, e në fundqë qunatlipse të jenë nga të gjithë anët. Sa për gjinokastrit, atë ditë qi mora telegrafin shkova te Mahmut Beu e nersy temii shkroi nër ca agallarë e bejlerë, që sa ma shpejtë të gjejnë një qun, e të na dërgojnë sa ma shpejtë. Për ata dy tjerët, sot të qoj telegraf qi t`më dërgonç para në Vlorë tek Demitri Steto. Njeri ner këta është ai mësonjësi (nxënsi) grek për të cilin të shkrova në kartë të parë. Aty edhe përpara kishte ndjenja shiptarçe, e vetëm nga nevoja rrinte mësonjës nër grek. Sot edhe i hazert se ka mbarua gjimnazin (liceun) grek te Manastririt, e prandaj më tepër e kam zgjedh. Në qoftë se zotënia jote nuk i pëlqen këtë mendjen time, telegrafisem. Janë edhe tre të tjerë që don me ardhur e nër të cil, një do zgjedhim, po nuk e di akoma se cil,se që të tre janë në dy mendje, se janë shumë që bëjnë intrig kundra msonjëtorës shqyp, tuk thene që do ka per qëllim me ndruar besën e shumë të tjera. Thuhet edhe që Islam Beu i Asllan Beut, që pritet ner këto ditë të vijne nga Selaniku, do dërgojne dy myslimanë. Sa për çuna nga Shkodra, Pesdeni, etj. Me shkruajnë që nuk gjinden djem me tri taksi (klasë) të gjimnazit. Në qoftë qe akoma ke nevojë për mësonjëtorë, (nxënës), më bëni me ditë, që të shkrua (shkoj) përsëri, në Shkodër, ku shprenj, të gjejmë ndonji, se kur shkrova (shkova) unë ishin shumë të trembur edhe nga kolera. Të lutem, Zotni Kryesonjesi t`me benç çdo urdhen qi të kesh, se gjith nji ne kemb do me gjen, për sa te kam fuqirat mija do me len, se pse, i vetmi deshiri im eshte te mundem të sherbej Kombit tim.
Jem, Zoteni Kryesonjesi,
I Zotenise jote i pervuajt sherbetor
Kol Kraja
Berat 1/13 shtator 1802
Dy letra të I. V. Enaceskut nga qyteti Hush I Besarabisë “Ruse” (Moldavia e sotme, dërguar Nikolla Naços në Bukuresht). Në letrën e parë të shkruar me 8 maj 1903, I./V.,Enacesku e njofton Nikolla Nacon për marrjen e një pako me libra në gjuhën shqipe, njëherësh kërkon të bhet pajtimtar në gazetën “Shqiptari” (është fjala për daljen për së treti herë të gazetës “Shqiptari” 1903). Në vazhdim, siç shihet, flitet për jetën e shqiptarëve të ardhur në këtë vend, si dhe ndërrimit të fesë dhe po ashtu, gradualisht, duke e harruar gjuhën e mëmes shqipe. Në letrën e datës së 5 korrikut të këtij viti (1903) e njofton Nikolla Nacon, se “me kënaqësi të vecantë, e lexova librin e z.juaj si dhe gazetën që sheh dritën e ditës”. Në mbarim e njofton Naçon që për pako me gazeta (“Shqiptari”) nuk ka mundur të gjejë pajtimtar. Në fund lexojmë se librat e dërguara, i shpërndan falas.
Z. N. Naço, Kryetar i Shoqërisë Shqiptare “Drita” në Bukuresht
Hush më 8 maj 1903.
Shumë i nderuari zotëri. Mora një pako me libra në gjuhën shqipe për të cilat ju falënderoj shumë. Me një mandate postar ua dërgova z. Juaj 3 lei. Tregoni se nën drejtimin e z. Juaj do të dalë një gazet në gjuhën shqipe. Kini mirëdashjen të më numëroni midis pajtimtarëve të z. suaj. Më shkruani edhe nëse ka aty shqiptarë.Nuk janë vecse shqiptarë të përkohëshëm. Në Hush, dikur ka qenë një koloni e rëndësishme familjesh shqiptare, pothuaj këtu e një shekull që kur erdhën në Hush nga Besarabia, por këtu kanë ardhur nga Shqipëria dhe nga Italia. Duke qenë të gjithë katolikë, dhe se në Rusi sa ndejtën ndonjë 20 vjet, të shtypur nga autoritetet e larta (ruse) u pagëzuan në ortodokës dhe prej këtyre familjeve që erdhën tej Prutit, u vendosën, sic thashë, në Hush. Sot janë të gjithë bijtë e Rumanisë (të asimiluar) dhe e harruan edhe gjuhën e tyre, të cilën e flisnin nënat e fëmijëve të tyre, por nuk është për t`u ardhur keq nëse e harrojnë gjuhën shqipe, po në vend të saj e mësuam gjuhën e ëmbël rumune, që bën pjesë gjithnjë në familjen e madhe latine.
Unë jam pasardhës i një famlje shqiptare dhe kam edhe diçka njohuri të shqipes dhe kam kërkuar ta përdor këtë gjuhë prej z.juaj, që të mos e harroj fare. Për z. tuaj që jeni kryesues i Shoqërisë shqiptare “Drita”, mësova edhe nga një puntor shqiptar. Pranoni nga na ime, i dashur zotëni Naco, përgëzimet se jepni një kontribut në dritën për të cilën ndihet nevoja të i jepet popullit shqiptar dhe për çlirimin e tij.
V.Enacescu. Adresa ime, tregetar, Hush
5 korrik 1903.
Shume i nderuari Z. Naço.
Me kënaqëesi të vecantë e lexova librin e z.suaj si dhe gazetën që e sheh dritën e ditës nën kryesinë e z.suaj, me lutje që të mund të bëjë disa pajtime. Për fat të keq nuk gjej zemër të përvëluar që të jap konkursin një azete të tillë që ka qëllim ta mbajnë të ndezur shkëndijën e patriotizmit dhe të Ju bëj të ditur të gjithëve se ende ekziston dhe rron një komb që nesër mund të bëjë pjesë në komunitetin evropian. Përpjekja e Z. Suaj edhe në fushën e gazetarisë meriton cdo lavdërim pa mjete materiale nuk kanë fat të gjatë. Në Hush janë disa shqiptarë, por njerëz me banim të paqësndrueshëm e pa mjete për ekzistencë. Pakon me gazeta që më dërguat, sipër, rrinë të paketuara ose t`ua dërgoj prapa? Apo t`ua jap shqiptarëve që janë këtu për t`ua çelur shijen për të lexuar. Librat që mi dërguat ua ndava të gjithë shqiptarëve punëtorë. Pranoni i nderuari zotëri përqafimet vëllazërore. I. V. Enacescu.
(Dokumente të zbuluara nga B. Ymeri dhe I. Dermaku)

0 comments:

Post a Comment