Monday, December 11, 2017

Ramiz Kuqi: Cikl Poetik "Lehin Qentë"

E PARA FJALË
Nëna
E Atdheu
Gjaku
Derdhur për Atdhe
Fjalën e dytë
Ruaje për mikun
Që s’harron
Bukën në sofër
E treta
Mos beso shumë
Në buzëqeshjen e parë!
E para fjalë!

PRITJET
Ç’u lodhen udhët nga këto këpucë
Që shkelin pa dhimbje
Mbi tokën e luleve
Këpucë të rënda
Me turinj të zgjatur
Që prekin qiellin
Kallmishtave ka hyrë
Koha ime pa emër
Nëpër sportele Evrope
Buzëqeshja ime e mërdhirë
Si hije bartet
Nëpër çanta me letra
Ç’u lodha unë me këto ëndrra
Poet
Një gazetar i krisur
Tha se poetët janë të çmendur!

LEHIN
Qentë
Nëpër shkronja të poezisë
Këta barinj të ditës
Pēr një copë asht
U bien në gjunj padronëve
Ua puthin duar e ...
Deri në pafundësi
Këta zagarë të kohës
Kanë harruar qiriun e Naimit
Lahutën e Fishtës?
Në cilin sportel lëpijnë
B(i)th(a) kët
Që u bien kēmbanave në mesnatë
Lehin
Po vargjet janë me mijëra vjet
Dritë
Mbi terrin mediatik!

0 comments:

Post a Comment