Monday, December 11, 2017

Arqile Gjata:MEDITIME...


Në ajrin e sëmur
u plakën idet,
“poetja” putanë
inces me vëllan...
Deti u thinj deri në rrënjë
e bukura po vdes në ajër
e patretur...
Ata që ikën
i quajtëm të gjithë të vdekur...
nëpër duar po na vdesë koha,
tani e qeshura është frika
që kemi nga vetja.
E sotmja dhe e ardhmja
brenda mjegullës së egër
i bëjnë shoqëri përrallave
kripur nga lotët.

0 comments:

Post a Comment