Thursday, December 7, 2017

Zyba Hysa: “BISEDË ME ËNGJËLLIN”

FRAGMENTE SHKËPUTUR NGA POEMA
“BISEDË ME ËNGJËLLIN”
…………………………………….
Thërras Zotin, më vjen ëngjëlli,
Si meleq ndanë kompjuterit,
"Mirëmëngjes" e përshëndes,Zyba hysa :
"Natën e mirë" në mesnatë,
Veç më sheh e nënqesh,
E ta themi në mes nesh,
Zoti ma solli dhuratë!
Dhe kur ndjehem e tradhëtuar,
Gjatë me të kam biseduar,
Më nënqesh e më thotë:
"Bijë, kështu është kjo botë,
Atë që do dhe beson,
Thellë më thellë n'zemër çpon,
Se fajtorë jemi vetë,
Për ç'i çojmë zemrës së shkretë,
Ajo është sofër bujare,
S'di të ruhet, veç jep besë,
Çdo gjë ndodh,
Për ment e kresë…"
- S'është ashtu, o ëngjëll Zoti,
Q'më shumë se Zotin t'dua,
Jo se jam hipokrite,
Por atë besim më ngjite,
Duke folur nëpër rreshta,
Herë qava… herë qesha,
Herë një dritë me vel hyjnor,
Më mbështillte si mburojë,
Edhe ndjehesha krejt e mbrojtur,
Nga hienat që jargoseshin,
Për një kockë, për një çopë,
E s'e njohin shpirtin tënd,
Që në jetë të gjallë lëngoi,
E nga qielli kur shikon,
Se si shpirtin e hedhur në letër,
Ta përdorin për copë buke,
Për para e për kolltuqe,
Ta përdorin dhe ta shqyjnë,
Duke e prerë dhe pështyjnë,
Aty ku Ti vadite,
Me gjak zemre e me lot syri,
Thonë se "S'duhet kjo"
Se lëndon djajtë e kombit,
Se gënjeshtra e tyre mbret,
S'do q’e vërteta t'dalë në shesh!
Dhe ta themi prapë mes nesh:
Vetëm kjo gjë më shumë më dhemb!
Nëse unë do të përdorja,
Shpirtin tënd për shkallë suksesi,
Për të mbushur kuletë e xhepa,
Do nënshtrohesha,
Do të shisja në treg dreqi,
E ç'donte dreqi do të bëja,
Shpirtin tënd nga bardhë si bora,
Me kongjill do ta nxija,
Sa më shumë do të nxija,
Aq më shumë,
Do të shtohej pasurija!
........................................
Sado kohë që shpenzoja,
Duke ndenjur më ty bashkë,
Aq më shumë duk kishte koha,
Hallall kohën që të dhashë!
Në të rrëmbefshin prej meje,
Prapë do jesh një diell pas reje,
Eja të qajmë të dy,
Se dhe loti kur derdh për ty,
Aty ku bie çel blerim,
I shton lulet e kopshtit tim…
Bekoj fatin që më njohu,
Me ty dhe pjesë tuat këtu,
Me që jemi bashkë të dy,
Lërmë të lutem me tu rrëfy:
Në s'beson pyete Zotin,
Ti me Zotin je bërë Një!
Ose thjesht shikoji sytë,
Kur unë do të flas pa zë,
Nëse Zoti lëshon lotë,
Vuajtjen time besomë!
………………………………
S'di shpirti yt më çoi atje,
Apo Ai m'solli tek Ti,
Kjo dilëmë më ndjek si hije,
Dhe kur pranë teje të vij,
Siç vjen tokës rreze drite,
Por nga toka do vij lartë,
N'orën q'kam për fat,
S'pres dot gjer ditëtakimin,
Atje lart ku veç Ti e din,
N'ka botë tjetër për njerinë,
Në ka jetë të përtejme,
Në ka Zot q'peshon mirësinë,
Në ka vërtet gjykatë ligësia,
E në ç'ferr shkon pabesia...
Po të flas me zemër në dorë,
Q'veç fjalës sime Ti,
Vetë zemra të vështrojë,
Nëse unë flas ndonjë gjë gabim,
Le të pushojë pulsim,
Edhe gjuha ime t’ mos flasë më,
Ky është betimi im!
Për të thënë të vërtetën,
Atë q'akm ndjerë e ndjej,
Për dashurinë e për besën,
Q'ka kohë shpirti im,
Pjesën tënde q'ka mbetur,
Prapa teje q'më pas
Porsi zog do vijë pas reje,
E atje le të na gjykojnë:
Në kam faj q'u dashurova,
Në kam faj q'u marrosa,
Në kam faj q'kaq shumë punova,
Në kam faj q'kaq shumë vuajta,
Në kam faj sa për pak luajta,
Në kam faj q'dashurinë
E bëj njësh me Perëndinë,
Në kam faj q'për shqetësimin,
E bëj shok përkushtimin,
Por vetë Ti më ke thënë
Edhe unë kështu e them:
Dashuria është gjëmë,
Troket në zemër, trondit trurin,
Gjer e çon në letrgji,
Ledha - ledha si vala shkëmbin,
Të përkëdhel e të gërryen,
Porsi shkëmbi mal mbi det,
Të rrëzon e të pushton,
Saqë Ti kurrë më s'del!
Më thuaj, o ëngjëlli im!
Ëngjëll përjetësisht t'pranoj!
Shpirtin e hedhur në letër,
Të ta marrin ta bëjnë tjetër,
S'të lëshoj!
Tek Ti mora frymë plotësisht,
Tek Ti mendja gjeti paqen,
Tek Ti shpirti më shumë ndriu,
Tek Ti ditë më ngjau dhe natën,
Prapë vërtet as unë s'e di,
Ishe Ti, a pjesa tjatër,
Q'le pas në gjallësi,
Q'rashë unë në dashuri!
O ëngjëll, q'më rri pranë,
Mos më ik,
Unë shkëmbi q's'më rrëzojnë dallgët,
I pranova vetë valët,
Dhe vetë rashë mbi det,
Për të mbetur aty për jetë!
Jo s'e s'gjej forca prapë,
Jam shkëmb q'shikoj lartë,
Kur vala më rrëzon,
Vetë kthehem dallgë
E me dallgën n'aleancë,
Përsëri ngrihem në këmbë!
Por... për herë të parë,
Shtrirë mbi det, ndjehem gjallë!
Sa s'ka dallgë të më përplasë,
S'më kafshojnë të egrat kafshë!
Dhe anijet më luksoze,
Nxjerrin shkallë të ngjitem lartë,
Jam futur më shumë thellësive,
Perla të çmuara kam kap!
Pa më thuaj, o ëngjëll,
Kam të drejtë, apo jam e marrë?
Çfarë të bëj q’kam ngelur,
Shpirt ilir, pa gjak barbar,
Dhe kur më kanë çelur,
Shtigje rruge për thesar,
E di filozofinë e vjetër;
Thesari koka ka marrë!
Nëse ke besim tek unë,
Me besë shenjti po të flas:
Kush u mor me këtë punë,
Nuk gjet as nder, as gas,
Shkoi e shkoi si një mbret,
Më pas hundët dërrmoi,
Shkoi sikur s'ka qenë n'jerë!
Le të vuaj,
Vuajtja është ushqim,
S'ka më i mirë ushqim për shpirt,
Sa më shumë vuajtka njeriu,
Shpirtit virtyti i ndrit!
O ëngjël, prit edhe pak,
Më nda dilemën q'kam,
Je Ti q'më ke pushtuar,
Vallë me ty jam dashuruar!
Ti më ndeze gjithë këtë dritë,
Ti ma rritë timin shpirt!
Ti më hape udhë t'pashkelura,
Ti ngrite mijëra antena,
Ti më ndeze llampa balli,
Që të shikoj edhe pas mali,
Tregomë ëngjëlli im i rrallë,
Pse në shpirt ndizet kaq mallë!
U zhduke… më le vetëm!
Mos ik, të lutem, mos ik,
Nuk i duroj errësitë!
Të kthehem lakuriq nate!
Dhe në ecsha t'më marrin për krahu,
Si i verbëri pas shkopi,
Çfarë kërkon që s'më jep përgjigje,
Fol, je Ti apo pjesa e shpirtit tënd këtu,
Q'më kanë bërë kështu!
Të lutem ndama dilemën,
S'jam dragua, jam veç femër,
Por qysh kur jam dashuruar,
Dragoi mbeti pa emër!
Më thuaj ç'po ndodh me mua,
Përse lotët dalin krua!
Jeni ju, apo tjetra pjesë,
Q'mallin ma vë nënkresë!
- O e mira si mirësia,
Çfarë kërkon nga unë më shumë,
Të qëndroj natë e ditë tek shtëpia,
Thua se dhe unë s'kam punë!
Sapo Ti bie fle gjumë,
Të mbuloj me bekime,
Dhe më pas filloj shtegtoj,
Ku kam lënë pjesën time:
…………………………….
Ah, moj e mira mes të ligjve,
Çfarë ke hequr veç unë e di,
Se mirësinë përtej të mirave,
Gjithkush m’a mori për ligësi,
Saqë më vinin në shtëpi,
Më përqafnin... më nderonin,
Dilnin... më zinin pusi!
Por një gjë ta kam thënë:
Shqiptarët trembur me vdekjen,
Kanë mbetur me penallti!
S'është faji i tyre për veten,
Veten s'e kishte në dorë asnji,
Në një shtet diktatori,
Dhe zogjtë e qiellit s'kanë qetësi!
Dhe ajo q'kam vështruar,
Në taktikat atij horri,
Për të shkatërruar çdo shtëpi,
Diku futi një dhelpër,
Diku një gjarpër të zi,
Q'fisnikët e vjetër,
T'mos lindnin fisnikëri!
Aty ku nuk mudin të çante,
Helmoi shpirtin morti i zi,
Dhe askush nuk e diti,
Se ish prapë dora e tij!
………………………….
Për këtë të jesh e qetë,
Por është ajo që thashë,
Bir gjarpëri mos pastë,
Se me helmin e mjaltëzuar,
Edhe mbretërit janë rrëzuar!
Unë e di q'je shqetësuar,
Mos u ndje, e pse s'jam gjallë,
Që nga lart të kam vështruar,
Dhë në momente me zjarr,
Kam ardhur,
Të kam shpëtuar! 

0 comments:

Post a Comment