Ikën pothuajse në të njejtën kohë, me diferencë ditësh. Dhe ishin thuajse të njejtë. Nuk “rrobëroheshin” dot brenda kapakëve të librave të tyre, shpërrthenin dhe dilnin jashtë, bëheshin borizanë të kohës që jetonin, lajmëtarë të një ardhmeje që, sipas tyre, do të agonte patjetër. Ishin flegmatikë shoqërorë. Gati ziheshin edhe me vetvetet për hallet e botës.
Gunter Grass dhe Eduardo Galeano. Evropianoperëndimori dhe latinoamerikani...
Në vendet e tyre më tepër i antipatizonin, se sa u thurrnin drithirambe. Nuk i duronin dot...
Po të ishte në dorën e kastës pushtetare dhe shpirtërore që udhëheq Gjermaninë e pasluftës, do t'ia kthenin Stokholmit emblemën e artë të “Nobelit”, që iu dhurua Grass-it. Siç bënë në disa raste stalinistët me shkrimtarët e tyre sovjetikë.
Gjithmonë ka qenë i papërshtatshëm Grassi. Ngatërroheshe me shumë. Fuste hundët atje "ku prishte punë". Ia gjetën edhe kleçkën. Zor i madh. Pse i kanë armët e propagandës? Ç'varrosën një fotografi të rinisë së tij të thellë, ishte a s'ishte 16-të. Me demek, dikur ka qenë në rininë hitleriane e të tjera si këto. “Daullen prej llamarine”, romanin antinazist që shurdhoi botën, nuk ia dëgjonin. Kishte gjëra shqetësuese në atë roman, zbulonte ulkonjën që pillte shtazë të reja, gjëra që në fund të fundit "nuk mund të përcaktoheshin nga shkrimtarët"... Dhe e bënë bestseler të faqeve të verdha. Shikoni ish nazistin, që luftoka sot për paqe! Pale, i dhamë dhe... NOBEL!
Kështu edhe Eduardo Galeano. Bir i çdo lagje të varfër latinoamerikane. I ikuri tjetër i madh i para ca kohëve. U karakterizua “zëri politik i Amerikës Latine”. Por qarqet zyrtare, shto edhe ato letrare dhe artistke, jo vetëm në Uruguaj, por në mbarë nënkontinentin më të nxehtë të botës, mallkonin oficerët e Juntës të 73-shit, që nuk e stisën edhe atë sylidhur përpara një muri, si miqtë e tij të tjerë të akuzës. E syrgjynosën, e torturuan, ç'nuk i bënë. Sa pare bën, ama. Gojën nuk mundën t'ia mbyllnin. Mbeti luftëtari, "komandante Eduardo". Me ato që shkruante më vonë, ca më shumë me ato që thoshte, Galeano i pushkatonte ata përditë. Në emër të Lirisë.
31 vjeçar, shkroi një kryevepër. Tërmet shtatballësh. “Open Veins of Latin America”, “Venat e hapura të Amerikës Latine”. Edhe një kirurg nuk do t'i pasqyronte më mirë ato vena. Ato katakombe tmerri, ku penetronte dhuna dhe Mafia. Mbushur me gjak dhe erëra. Dhe vetëm me atë libër mund të mbetej i pavdekshëm. Si Emiliano Zapata i Meksikës, si Baltazari. Ogo Çaves ia dhuroi këtë libër Barak Obamës, si t'i dhuronte një top të mbushur, që mund t'i plasej në duar. Nga armët e Revolucionit. Të gjitha shtetet fashiste të Amerikës Latine të kolonelëve e kishin të ndaluar atë libër. Kishin frikë mos shpërrthenin sërish e sërish ato “vena” të mallkuara. Pastaj mund të përmbytnin edhe oqeanin. Aq frikë e kishin. Ngaqë librat nuk vriten, rrojnë më shumë se njerëzit. Çudi si nuk e ndaluan edhe në Evropë. Këto "vena" gjallojnë krim dhe dhunë edhe këndej.
Nuk i rrinte shpirti dhe goja rehat Eduardo Galeanos. Kishte vënë përballë botën dhe e fshikullonte. “Shtetet nuk meren më me pushtetin, u intereson vetëm policia. Presidentët shndërrohen në përfaqësues të shoqërive të huaja shumëkombëshe. Ministrat e Ekonomisë bëhen përkthyes të mirë. Industrialisët kthehen në tregtarë. Të shumtit varen gjithnjë e më tepër nga një tepricë e vogël e të paktëve. Punëtorët humbasin punët e tyre, fshatarët tokën. Fëmijët nuk njohin fëmijërinë e tyre. Të rinjtë humbin besimin tek shpresa”. Ja, këto thoshte. Le që e akuzuan se bashkëpunonte edhe me guerilasit zapatistë. “Terrorist”, domethënë. Dorë me një për ta eliminuar... Dhe ia filluan. Gjersa mbaroi...
Ky ishte Eduardo Galeano, që më në fund u mërzit, i dha një munxë botës përreth dhe u largua. Tani e shikon nga lart.
M'u kujtua një libër i tij i mrekullueshëm, “Një botë sëprapthi”. Thua ta ketë parë botën nga lart, kokëposhtë, ende pa shkuar atje?!
Mbase, kështu janë të mëdhenjtë. Dhe le të mos ia kenë dhënë “Nobelin” në të gjallë Galeanos. Edhe Gunter Grassit që ia dhanë, u penduan. Xhanëm, këtu nuk ia dhanë Markezit... Ngaqë ishte mik me Fidel Kastron, thonë. I plasi Gabos! Nuk e fshihte... Për inat të tyre, vikendet i kalonte në Kubë, duke pirë puro dhe kafe me Komandanten. Po të ishte gjallë Ernestoja, do të shëtisnin me biçikleta edhe me atë apo do të shkonin për peshkim... Le t'ia mohonin Nobelin, nuk e donte!
Mendoj: po ta dinin më parë akademikët suedezë atë "sekretin" e SS-ve për Grass-in, do të gjenin shkak dhe nuk do t'ia jepnin Çmimin. Ngaqë këta njerëzit e bezdisshëm të shkrimit nuk mjaftohen në zanatin e tyre. Të heshtin dhe le të marrin çmimet që u takojnë paskëtaj. Flasin shumë... Prishin punë. Por... punë që s'bëhet!

0 comments:
Post a Comment