Wednesday, December 13, 2017

Ramiz Kuqi: UNË KAM TALENT


Në katin e fundit, një uzurpator, në ditët e para të lirisë, ngriti një kat , dhe nga andej përcillte përmes radios Zëri...këngë atdhetare, zëra e fjalime të mbajtura gjatë luftës. Njerëzit Uzurpatorin nuk e njihnin, as teket e tij . Nuk fliste me njerëz.Shumë njerëz donin t'i afroheshin , të bisedonin me të. Ai fliste rrallë. Kishe përfytyrimin se ishte engjëll.
Në një mëngjes vjeshte një kompani nisi ta shtojë një kat, atje lart..kat që gati e prekte qiellin me dorë. Njerëzit kishin humbur të afërmit në luftë..bënin përpjekje për të hyrë në dimër e secili shikonte punët e veta.
Ndonjë që ishte më kurreshtar pyeste ndokend se ç'po bëhej atje lart.
- Nuk ke ndonjë punë tjetër?- erdhi një zë nga maja e kulmit ku tullë mbi tullë po ngrtiej muri. Për disa ditë u rrafshua muri , dhe tash po hidhej kulmi. Njerëzit filluan në flasin nëpër shtëpi, qytet e fshatra. Se aty po bëhej një radiostacion lokal. Njeriu ishte një
komandant i luftës. Ec e guxo të flasësh,- i tha Zëri një pasdite mikut të tij, një intelektual i rënë në burg për një ngritje të zërit dhe mospajtim në gjyq.E kishin shpallë armik të socializmit dhe të bashkim- vëllazërimit.
Kishin kaluar shumë vite nga ajo kohë. -Më vjen mirë që të takova,- i tha Zëri. Të kam shkruar derisa ishe në mërgim. Kam kërkuar të ma redaktosh një recital. E tëra kjo bisedë u bë pranë një butiku rrobash.
- A. rrudhi krahët. Nuk di çfarë të them. Në sa pjesë do ta ndash dhe sa aktor do t'i angazhosh për ta realizuar recitalin? Paraprakisht duhet ditur kjo, dhe pastaj të nxirren vargjet poetike e të ndahen rolet. A mund të ma thuash ?
- Nuk e mban mend A. sa kam talent unë? Të kujtohet kur për një pasdite e shkrova një tekst poetik dhe bëra recitalin më të mirë në nivel komunal?
- Ndoshta. Unë kam harruar. Ka shumë dekada nga ajo kohë.- Po pse nuk e përgatisni ju vetë?- i tha A.
- Unë e bëj vetë. Ti ende nuk e njeh talentin tim?
- E njoh, e njoh,- i tha A. Kërkoj ndjesë që po ta them këtë. Po ja ashtu më erdhën fjalët.
Jashtë binin fluska bore të buta. Era i shpërndante djathtas e majtas. Ishte pak para se të binte muzgu mbi qytetin e heshtur. Para se të përshëndetej nga Zëri i radios...., i cili mezi merrte frymë, i tha: përgatite recitalin !
- Unë kam talent. Po ti nuk më pyete përse marr frymë kaq vështirë?
- Nuk e di, miku im.
- Ka vite kur pata një problem shëndetësor. Ika të mjeku atëbotë.
Pa më bërë asnjë analizë, më dhanë një ineksion...Nga ajo kohë unë u sëmura. Ndaj dhe ecjen e kam të vështirë.
A. bleu një poçë elektrike , e cila ishte shkundur në korridor . Hapi derën , mori një karrigë dhe mezi e hoqi kupolën e saj.E hoqi të vjetrën dhe e vuri poçën e re, me dritë farfuritëse. Po fjalët e Zërit të radios...unë jam talent e përcollën gjatë e më gjatë, deri në gjumin e parë, e përcjellë me një ëndërr...në skenë iu duk se pa aktorët, të cilët me zërin e tyre ngritën në sallë të pranishmit...me duartrokitje të pandalshme.
Kur hapi sytë, pa se ishte djersitur e bërë çullë. Iku deri në tarracë për të marrë një shishe me ujë. Borë e fërfëllizë binte jashtë, Ora ishte tre pas mesnatës. U kthye sërish në shtratin e tij të ngrohtë, dhe e mbështolli kokën me jorgan. Por gjumi nuk e mori deri në mëngjes !
12.12.2017

0 comments:

Post a Comment