Ëndrra ime endet
Me një hartë në dorë
Si Virgjili
Për ta kërkuar Beatricen
Nëpër kthinat e Ferrit
Ka stinë e ditë
Që fluturoj me fjalë
Nëpër gjeografinë e dhimbjes
Në ditën e prerjes kirurgjike
Mbi trupin tim të rrudhur !
Me një hartë në dorë
Si Virgjili
Për ta kërkuar Beatricen
Nëpër kthinat e Ferrit
Ka stinë e ditë
Që fluturoj me fjalë
Nëpër gjeografinë e dhimbjes
Në ditën e prerjes kirurgjike
Mbi trupin tim të rrudhur !
E MËRKURË
Po ikin ditët orët
Midis zjarreve
Udhët e mia
Midis zjarreve
Udhët e mia
Nata ka fshehur kokën
Nëpër ëndrra të turbullta
Vrapon si kalë pa fre
Nëpër ëndrra të turbullta
Vrapon si kalë pa fre
Mbi gur të kufinjve
Hëna rrëshqet
Me yje e shi
Hëna rrëshqet
Me yje e shi
Po ik nga vetja
Kjo Kohë
Po ik
Kjo Kohë
Po ik
Pa ia puth
Buzët e ndrangta
Aromën e luleve në vjeshtë!
Buzët e ndrangta
Aromën e luleve në vjeshtë!
AT(HIS)AR
Ma ke qepur këmishën keq
Pa pulla
Me penj të dredhur
Era hyn nëpër të gjitha vrimat
Dritaret janë mplakur
Njëzet vjet AT(HIS)AR
Dhimbje mbi plagë!
Pa pulla
Me penj të dredhur
Era hyn nëpër të gjitha vrimat
Dritaret janë mplakur
Njëzet vjet AT(HIS)AR
Dhimbje mbi plagë!
KOHË METEOR(O)LOGJIKE
Ngrit deri në përmase baladash
Rrëzo
Murin e ngritur
E ngrit
Hartë mbi hartë
Ku je
Dija ime univers(i)tare
Mi katedra
Kuota malesh kodrash
Heshtur flejnë
Mbi këtë copë historie
Kohë l(e)shmie!
Sa flamuj partie
Kosovë?
Rrëzo
Murin e ngritur
E ngrit
Hartë mbi hartë
Ku je
Dija ime univers(i)tare
Mi katedra
Kuota malesh kodrash
Heshtur flejnë
Mbi këtë copë historie
Kohë l(e)shmie!
Sa flamuj partie
Kosovë?
BORË E PARË
Mbi shkronja të demarkacionit
Te Kulla a mbi kullë shtrihen
Eshtrat tua Rugovë
Tirq e zhgunë gjakosur
Deri të palca e ashtit
Në cilin sportel të dhimbjes
Rri galuc ky djall i zi
Që m’i frikëson ëndrrat
Borë e parë?!
Te Kulla a mbi kullë shtrihen
Eshtrat tua Rugovë
Tirq e zhgunë gjakosur
Deri të palca e ashtit
Në cilin sportel të dhimbjes
Rri galuc ky djall i zi
Që m’i frikëson ëndrrat
Borë e parë?!
SHQIPËRINË
Ruajma Zot
Është ëndrra ime
Fjala e fundit
Në ecje shekulli
Ruajma Zot
Nga këto dallgë
Lumenj të trazuar
Është dritarja
Nga e shoh qiellin
Me shtatë palë sy !
Është ëndrra ime
Fjala e fundit
Në ecje shekulli
Ruajma Zot
Nga këto dallgë
Lumenj të trazuar
Është dritarja
Nga e shoh qiellin
Me shtatë palë sy !
0 comments:
Post a Comment