Po na rrallohen miqtë e artit të rrallë: shkoi në amshim edhe një penë që i dha shkëlqim artit poetik, NEHAT S. HOXHA.
1.
Kur në shtator 2011, në Prishtinë, një lokal kafeneje, mbajtëm një orë letrare, për të shkrova: "Me poetin Nehat S. Hoxha - secili takim me të është art më vete, secila paraqitje e tij është art më vete... Nehas S. Hoxha është ndër poetët më fin të poezisë sonë, përkthyes i mirënjohur nga poezia botërore..." Madje, përkthimet e tij dallohen për ligjërimin e pasur poetik: ai arrinte t’i rikëndonte shqip nga anglishtja poetët eminentë botërorë si Lengston Hjuz, Rabindranat Tagore, Halil Xhibran, Oskar Uajld, Uiliam Batler Jejts, Edgar Alen Poe... Përktheu dhe autorë (kryesisht vepra dramaturgjike), si Tenesi Williams, L. Gillis, Samuel Beckett, K. Marleau, T. S. Eliot... Përpos nga anglishtja, përktheu edhe nga serbokroatishtja e anasjelltas. Ndër përkthimet e tij do përmendur dhe veprën “Rolandi” (1987). Përkthimet që i bëri, u takojnë viteve {80.

2.
Po të njëjtin vit, më 20 Nëntor 2011, poetët mblidhen me poezitë e tyre ta festojnë Ditën e Flamurit, shënova: “Nën ritmet e larmishme, dinamike e të pasura të festimit të festës së Flamurit në Prishtinë, Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve "PEGASI" ALBANIA e LNPSHA ‘PEGASI" Kosova, të prirë nga Hasije Selishta Kryeziu e nga Kristaq Shabani, mbajtën manifestimin letrar me moton '’POETET APELOJNE...'’në Kino ABC të Prishtinës. Erdhën poetë nga e krejt Kosova, nga Shqipëria dhe nga Presheva.” Aty, me ne, me artin e tij të jetës e të poezisë, ishte edhe Nehat S. Hoxha. Ishin Gani Xhafolli, Miradije Ramiqi, Naim Kelmendi, Esat Loshaj, Hasije Selishta – Kryeziu... e pliot emra të tjerë.
Ja edhe një shënim për poetët Nehat S. Hoxha e Gani XhafollI: “Dy poetët më karakteristikë të poezisë së sotme shqipe në Kosove - për dekada të tëra... Gani Xhafolli e Nehat R. Hoxha.” ... Ishin poetë që dinë t’i japin magji mrekullie poezisë.

3.
Sado që me shkrime është paraqitur që nga vitet ’70, veprën e parë poetike arrin ta botojë vetëm më 1990 (“Rilindja”, Prishtinë).
Në shënimet biografike për poetin, thuhet:
“Nehat S. Hoxha u lind në Ferizaj, Kosovë, më 1951. Edukimin themelor dhe atë të mesëm i mbaroi në vendlindje, kurse studimet e ekonomisë në Universitetin e Prishtinës dhe Provimin e posaçëm profesional për punë të tregtisë së jashtme(specializim) në Beograd. Në skenën e letrave shqip u shfaq nga vitet ’70, me poezi,tregime, vargje për këngë, përkthime, sidomos ato letrare nga anglishtja. Ka përkthyer edhe shumë filma artistikë, arsimorë e vizatimorë për TV, Radio, Gazeta dhe Revista. Redaktor i shumë librave të krijuesve letrarë, figurativ, muzikor. Fitues i dhjetra çmimeve letrare. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Jeton në Prishtinë.”
Vepra të botuara: Vdekja e poetit, Rilindja, Prishtinë, 1990; Lindje në plojë, Redaksia “Fjala”, Prishtinë, 1992; I mërguar në atdhe, Druck Art, Prishtinë, 1996; Fjalor Elementar Anglisht-Shqip, 1996, Oguri, roman, Ministria e Kulturës, 2003.

4.
Në fund, në vend të komentit për poezinë e tij, ja një lirikë antologjike që ai e donte shumë:
Nehat S. Hoxha:

NOJMA E SHQIPES
(I kushtohet Shqipes aq të kamur nga bukuria
dhe kaq të drobitur nga robëria)

Pushtetin sterrë netve djallëzore
me ditët tash kaq vjet që vijnë me rroba zie
e përballa falë nojmës së syrit tënd
tek më hapte shtigje një orbite të bruztë
tej territ tej retinës tej zemrës sime
Net bartolomejsh në sund sterre
i mbaja në dry me shpresën tek ti
në rendje pareshtur tërbimi
më shkulnin dorën
më shkulnin krahun
këmbët rropullitë ballin me dritë
Po zemra ngjeshur me dashurinë për ty
i zbonte e më gdhinte një tjetër ditë të zisë
Lirikën aq shumë e dua
porse ma vrugon patetika
Kordhëzhveshur më përmbys edhe mbretërinë e ëndrrës
Je nojmë dashurie - nojmë djalli je
Shtojzovalle a bijë bushtre
Orëshuar jetën mos e le
Sepse vjen dhuna vjen ankthi vetmia vjen
Drobitem zgërlaqem ronitem
Por, vjen Shqipja e më shenjon
Davaritet vagëllia
dhe unë rilindem
rilindem rilindem

5.
Në përjetësi kujtimi për emrin tënd e veprën tënde poetike!

0 comments:
Post a Comment