Tuesday, December 5, 2017

Bajrush Bunjaku: QIELLI DHE GLOBI KANË RËNË NË DASHURI


Qielli dhe globi kanë rënë në dashuri,
Prej tyre ka lindur nëna Shqipëri.
Zoti këte tokë të shenjtë na dhuroi,
Dhe shumë pasuri me vler në të krijoi.
Begatinë më të çmuar në globin mbarë,
Gjuhën shqipe dhe popullin shqiptarë.
Ndaj kemë kaq shumë armiq ziliqarë,
Që na kanë plaqkitur, ndarë e përqarë.
Të gjith fqinjët, jug e veri me Europen tok,
Të copëtuar e përqarë na mbajtën dje e sot.
Por tani shqiponja jonë nga gjumi po zgjohet,
E tërë Shqipëria në një flamur do t`bashkohet.
Lakmiqartë me gishta n`gojë do mbeten,
Ëndërrat e tyre përjetësisht do të treten.
Dhe tradhëtarët bashk me ta do të ikin në ferr,
Zot i këtyre tokave shqiponja do jetë përherë.

0 comments:

Post a Comment