Monday, September 4, 2017

Bajrush Imer Bunjaku: DUA TË QAJË NË DJEPINË E LASHTËSISË


Sot që prrojet mbushur me bilbil të vrarë
Dhe shtëpitë djegur e kullat shembur
Nga dallgë luftrash e zjarr dragojshë
- Vërshojnë në dënesë e gjak.

Sot që pellgjetë me zemra zogjësh janë mbjellë
Që në vend cicërrimës në folenë e vet
Dhe shpresatë për pranverën e kopshtietë me lule
- Nga stuhitë janë tretë.

Sot që kështjellë ëndrash
Mbuluar janë me premtime boshe
për kopshte drandofilash e gura parajse
- Dua të qajë në djepinë e lashtësisë.

Dua që me vajë e këngë natën t`a trazojë
Dhe me ligjërim mallëngjimi vendin ta bekoj
Historinë që vret dhe dragojtë i mallkoj
Plagtë e shpirtit me këngët e çmendura
- Dua të i mbyllë dua t`i shëroj.

Sot që yjë flakëruarr nga nëna kreshnike
Janë fikur nga fortuna dhe stuhi
Visetë tua o nëna ime i mbajnë në prehër
I mbajnë në zemër, i mbajnë në gji,
- Deri në përjetësi,në përjetësi..

0 comments:

Post a Comment