Zabit Sulo: SHEKULLI I NJËZETENJË
Erdhi dhe ky shekull,
në jetën tonë me shumë fytyra,
diku po ngrihen gradaçela,
diku varfëria kullot e uritur,
nëpër kosha plehrash shumë të ndyra.
Nga njëra anë shekulli i ‘21
vjen me limuzinë dhe i krekosur,
me modë sallonesh plot krenari,
dhe barkun shfryn në hale nakatosur,
duke pjerdhur mbi rrugët plot varfëri.
Shoh nëpër rrugë që mbajnë plehrat,
se shumë njerëz koshat i kanë kthyer përherë
në mjedise për t’u punësuar,
atje ku shekulli ‘21 shëtit e dehet me verë.
Njerëzit e varfër zihen me qentë e macet,
për një copë bukë, për vete,
diku mbi plehrat e mykur,
shekulli ’21 vjen me salltanete.
krekosur me dhëmbë të qeshur,
por si bishë e egërsuar.
Dhe diku vjen me dorën e zgjatur,
për lëmoshë të ushqejë jetën,
nëpër plehërishte duke gërmuar.
Shekulli ’21 erdhi dhe do iki përsëri,
të paktën, krekosjet mbi varfërinë,
të ndalojë sa të jetë e mundur një ditë,
se mos ndoshta varfëria merr frymë,
e lirë përmbi urinë.
Mos ndoshta gradaçelat,
ulen e mendohen një ditë për njerinë.
0 comments:
Post a Comment