Tuesday, September 19, 2017

Nehat Jahiu: HAPI KRAHËT ORIZARE


Orizare,
Sa e bur më dukesh,
kur të shikoj me ato shtëpi
dhe rrugë të gjata!
Orizare,
Sa e dashur më je,
kur të vështroj
me ato male e fusha të gjëra!
Orizare,
Sa të dua kur ngjitem lart
në maje të bregut
dhe të vështroj anë e mbanë
e buzëqeshja jote
më qëndron përpara!
Orizare,
Me emrin tënd
unë krenohem
për çdo ditë
kur lind agimi
e përëndon dielli!
Orizare,
Hapi krahët
të përqafoj unë ty
e të përkëdheli
ballin tënd!
Orizare,
hapi krahët
ti vendlindja ime
të përqafoj unë ty
e të rritem
në gjirin tënd!
Orizare,
Përnatë ty të kam puthë nënëloke në ëndërr
e lotët e mi nuk më janë ndalur,
malli për ty nuk më hiqet ditë e natë,
për Gropën e Rrezës, lisat e gjatë.
Orizare,
Përherë të kujtoj me dashuri e mall,
lojën time fëmijërore nëpër mëhallë,
fëmijëria ime më del edhe sot përpara
e largëta, e brishta e bardha.
Orizare,
Dhembja më mundon, më djeg malli
me shi djerse më mbulohet balli,
nëpër ndrra tretem larg e më larg,
ofrohem dhe përqafoj shelgun e Arës së Gjatë.

0 comments:

Post a Comment