Saturday, September 9, 2017

‎Lulzim Breznica‎ : KUR JETON MES STUHIVE


Më herët,ndoshta, nuk munda t'ju them
Koha që jetova ishte kohë mes kthetrash
S'mundja të shtrihesha e as të ngrihesha
Deri n'qiell gjuhë e zgjatur nepërkash.
Kështu, vendosa të hyjë nga toka në det
Ndoshta atje,me gjasë më mirë do ta kem
Të jetoj me peshqit, algat a sfungjerët
Qetësi e detit të më ngazëllej.
Por, sikur është e destinuar të jem i huaj
në këtë botë veç dhembjes tjetër s'gjen
Ia behën ushujzat e lloj lloj akrepash
Ia behën edhe peshkaqenë.
Dhe në këtë det të stuhishëm,
Peshkaqenë të tërbuar janë futur n'mes
Paqë s'bëj,por as luftë nuk mundem
Veçse heshtur të frymoj e të mos vdes.

0 comments:

Post a Comment