…I shtrejnti
i imi, i joni
Atdhe..!
në ty ku jam lindur
qoftë dhe i pabindur
në ty ku jam rritur
sa herë kam rrëshqitur
por prapë jam ngritur
bile s’kam pritur
tur e vrap rëmbyer
tek Ti jam kthyer
ndonse krahëthyer
dhe shumë herë
i mbetur…
pendël në erë
nëpër botë i tretur
si i Feniksit hiri
nga i ati tek biri…
eh, sa qenka shpirti i etur?
për Ty Atdhe..!
me dasht unë me le
me komb, gjuhë e fe
në Ty Atdhe..!
ku më happen plagë
e ti sërish m’i mshel
ku më priten lisa
por ti shythët ua çel
sa herë më hapen vare
ti m’i mbulon me djepa
nga lënda shqiptare
hej Ti, sa jetë i ke?
Ti je diell për ne!
edhe pse të shanë
e sa herë të prenë
me t’vjetrën e t’renë
dhe sa herë
të vranë natën,
a ditën të qanë?!
me lotët krokodilçe,
t’i ndërruan dhe fetë
përmbi kokë retë
e zeza qiellit, por
s’ia zunë dritën diellit
as tërmetet e tokës
që t’i ranë trupit e kokës
por nuk ia dolën
asnjëherë …
t’mi prishin ninullat
e Nënëlokes
për jetën tënde
të pafundme që ma ke
nga filli i nisur mitik
tek ashti i drobitur antic
kohëve të pakohë
veç dielli I jonë na ngroh!
e unë, un’ veç një jetë
timen e kam për Ty
atë e çoj bosh
e djeg si duhanin
odave tarabosh…
flakët ma përpijnë
edhe Sharrin
mbi Penastinë
atë Skardin e lashtë
të Ilirisë…
atë shpirtin e djegur të lirisë
sa herë unë shpërthej
ndjenjash e mendimesh
mbështjellur kujtimesh
dhe aromën tënde e ndjej
nga një grusht truall
që ma dha Lokemadhja
në kupën e drurit
Ditën e Shëngjergjit
kur më përcolli në kurbet
e kur mallëngjehem
e hap atë kupë…
dhe era e jote Atdhe
atje ku kam le
më sjell ndërmend
dëshira me t’pa më çmend
m’i kujton ghuhë,komb e fe
dhe në qoftëse un’ harohem
anekand botës
apo m’sharron rrota
nga veprime të kota
atëherë unë pyes:
me veten n’monolog
si i humburi zog,
tani ku jam?
e Ti ku je ?
un’ si jam?
po ti si je?
unë çka jam
a Ti çka je ?
un’ kush jam
hej, Mëmëdhe!
ti kush je?!
ti je Atdhe!
Ti, i imi, i lashti
komb,gjuhë e fe
dhe, bëj be…
me gjenerata
e brezni
në Ty Atdhe..!
në ty Shqiptari
i kap me rend
vend më vend
derisa t’më bie
mire ndërmend
për trojet e gjyshit,
me tapitë e Stërgjyshit
dhe, sinorin e shkeli
në lindje tek Babeli, a
n’perendim ku fle Dielli
tej e përtej matanë
ditë e natë në këmbë
me zile e kambanë
e mati me pëllëmbë
por, s’më del..?!
as me shtrirje
e as me nivel
ashtu si ma pat lënë
stërgjyshi tapinë
dhe të moçmen shtëpinë
t’kallur në flakë
nga bastardhë
dhe kulakë…!?
e unë prapë hapem
me zemër e mendje
brigjeve të mallit
sinorit tim të lashtë
këmbadoras i kapem
dhe brengat mal
me kujtimet sa deti
m’shtypin e derdhen
s’i mbaj dot më për veti!
ndonëse më është nijeti
nëpër Lugjet e Verdha
që reshë më janë nxi?
a zjarri krahërrorit
po më merr flakë
o lermë detit të çartun
Odise…!
o shpjermë n’Itakë!
apo, ma kthe me rini
timen Shqiptari…!
ose më lë kështu plak
të mbytem në djersë
a të lahem n’gjak,
t’ndizem yll me Agun
e t’fikem kandil me pragun?!
i imi, i joni
Atdhe..!
në ty ku jam lindur
qoftë dhe i pabindur
në ty ku jam rritur
sa herë kam rrëshqitur
por prapë jam ngritur
bile s’kam pritur
tur e vrap rëmbyer
tek Ti jam kthyer
ndonse krahëthyer
dhe shumë herë
i mbetur…
pendël në erë
nëpër botë i tretur
si i Feniksit hiri
nga i ati tek biri…
eh, sa qenka shpirti i etur?
për Ty Atdhe..!
me dasht unë me le
me komb, gjuhë e fe
në Ty Atdhe..!
ku më happen plagë
e ti sërish m’i mshel
ku më priten lisa
por ti shythët ua çel
sa herë më hapen vare
ti m’i mbulon me djepa
nga lënda shqiptare
hej Ti, sa jetë i ke?
Ti je diell për ne!
edhe pse të shanë
e sa herë të prenë
me t’vjetrën e t’renë
dhe sa herë
të vranë natën,
a ditën të qanë?!
me lotët krokodilçe,
t’i ndërruan dhe fetë
përmbi kokë retë
e zeza qiellit, por
s’ia zunë dritën diellit
as tërmetet e tokës
që t’i ranë trupit e kokës
por nuk ia dolën
asnjëherë …
t’mi prishin ninullat
e Nënëlokes
për jetën tënde
të pafundme që ma ke
nga filli i nisur mitik
tek ashti i drobitur antic
kohëve të pakohë
veç dielli I jonë na ngroh!
e unë, un’ veç një jetë
timen e kam për Ty
atë e çoj bosh
e djeg si duhanin
odave tarabosh…
flakët ma përpijnë
edhe Sharrin
mbi Penastinë
atë Skardin e lashtë
të Ilirisë…
atë shpirtin e djegur të lirisë
sa herë unë shpërthej
ndjenjash e mendimesh
mbështjellur kujtimesh
dhe aromën tënde e ndjej
nga një grusht truall
që ma dha Lokemadhja
në kupën e drurit
Ditën e Shëngjergjit
kur më përcolli në kurbet
e kur mallëngjehem
e hap atë kupë…
dhe era e jote Atdhe
atje ku kam le
më sjell ndërmend
dëshira me t’pa më çmend
m’i kujton ghuhë,komb e fe
dhe në qoftëse un’ harohem
anekand botës
apo m’sharron rrota
nga veprime të kota
atëherë unë pyes:
me veten n’monolog
si i humburi zog,
tani ku jam?
e Ti ku je ?
un’ si jam?
po ti si je?
unë çka jam
a Ti çka je ?
un’ kush jam
hej, Mëmëdhe!
ti kush je?!
ti je Atdhe!
Ti, i imi, i lashti
komb,gjuhë e fe
dhe, bëj be…
me gjenerata
e brezni
në Ty Atdhe..!
në ty Shqiptari
i kap me rend
vend më vend
derisa t’më bie
mire ndërmend
për trojet e gjyshit,
me tapitë e Stërgjyshit
dhe, sinorin e shkeli
në lindje tek Babeli, a
n’perendim ku fle Dielli
tej e përtej matanë
ditë e natë në këmbë
me zile e kambanë
e mati me pëllëmbë
por, s’më del..?!
as me shtrirje
e as me nivel
ashtu si ma pat lënë
stërgjyshi tapinë
dhe të moçmen shtëpinë
t’kallur në flakë
nga bastardhë
dhe kulakë…!?
e unë prapë hapem
me zemër e mendje
brigjeve të mallit
sinorit tim të lashtë
këmbadoras i kapem
dhe brengat mal
me kujtimet sa deti
m’shtypin e derdhen
s’i mbaj dot më për veti!
ndonëse më është nijeti
nëpër Lugjet e Verdha
që reshë më janë nxi?
a zjarri krahërrorit
po më merr flakë
o lermë detit të çartun
Odise…!
o shpjermë n’Itakë!
apo, ma kthe me rini
timen Shqiptari…!
ose më lë kështu plak
të mbytem në djersë
a të lahem n’gjak,
t’ndizem yll me Agun
e t’fikem kandil me pragun?!
0 comments:
Post a Comment