Është thënë: kombet, popujt, etnitë, të cilat mbështeten në shkrimin dhe leximin, e kanë ruajtur identitetin e tyre, trashëgiminë e tyre kultorore, tërësinë e tyre territoriale e gjuhësore. Janë ndër kombet më të zhvilluara edhe sot... Shembuj të tillë, në Evropë e në Azi, janë bota antike greke e romake dhe hebrenjtë.
Po ilirët, ku ishin?
Pikërisht pse nuk i kushtuan rëndësi shkrimit, ndodhi çka ndodhi ndër shekuj e mileniume... ose i kishim dhe armiqtë na i shuan fare... duke i ndihmuar edhe vetë... për të keq!
1.
Koha jonë po e përjeton një paradoks: e parashikon shuarjen e librit dhe lindjen e galaktikave të reja të Gutenbergut:
"Të gjithë ne përfaqësojmë njerëzit e Gutenbergut që e duan dhe e vlerësojnë librin. Zëvendësimi i librit me ekranin televiziv e me atë të kompjuterit, na duket si triumf i barbarizmit. Megjithatë, mediumi elektronik nuk do ta zhdukë civilizimin e librit. Ato (ekranet elektronike) do ta ndryshojnë radikalisht mënyrën e të menduarit dhe të veprimit të njerëzve, ndërkohë që mënyra të reja të komunikimit, në rrjedhën e kohës, do të ofrojnë mundësi adekuate për organizim dhe për ta kuptuar botën në të cilën jetojmë", thoshte Alvin Kernan (The Death of Literature), 1992).
2.
Njerëzit nuk do të reshtin asnjëherë të mos e kërkojnë librin, për t’i gjetur aty përgjigjet më të besueshme dhe kikat ku të mbështeten; pikërisht për faktin pse drita që ngërthen libri, nuk zbehet e as nuk humb asnjëherë, një dritë mu si e atyre galaktikave gutenbergiane të kozmosit që na shigjetojnë... Urtia e librave ndër mileniume e shekuj, është e gjallë, që lëviz si frymë ekzistence asnjëherë e shuar.
Të duket sikur libri i kohëve të shkuara është shenjë e urtësisë që e gjen lexuesin e vet në secilën kohë, për t’i shenjtëruar ata me frymën e vet të gjallë të urtisë. Lexuesi i shenjtëruar dhe krijuesi i shenjtëruar ecin dorëpërdore në secilën kohë.
Por leximi ka edhe kontekstin e vet kohor. H. L. Borhes thotë: “E çfarë qenka ai libër, po qe se nuk e hapim?” Por nëse e lexojmë, ndodh diçka e çuditshme, besoj që secilën herë libri ndryshon. Herakliti tha se askush nuk lahet në të njëjtin ujë të lumit. Secilën herë, kur lexojmë një libër, libri ndryshon, konotacioni i fjalëve është krejtësisht tjetër.

0 comments:
Post a Comment