(Çaste shkrimi) 1
E cili komb nuk aspiron që ta ketë Udhëheqësin e Urtë, Mësuesin e Urtë, Prindin e Urtë? Ta lexojë Dijetarin e Urtë, Shkrimtarin e Urtë? Ndërkaq, tek "Fjalët e Urta" (Bibla (9, 1-6), Urtësia personifikohet si një femër, që e ka të hapur shtëpinë e saj për të përfituar të tjerët nga ajo:
Populli ynë ka shumë thënie për urtinë: "Ai që di ma së shumti flet ma së paku.", "Dëgjo shtata a teta dhe ban si din vetë", "I pasur bëhesh me dituri jo me pasuri; i mençur bëhesh me mend jo me moshë", "I zgjuari nuk kërkon kryevend, nuk ha më tepër se duhet dhe trurit nuk i ngarkon më shumë se mban", "Trupi shërohet me të punuar, mendja me të mësuar", "E mirë edhe fuqia, por ca më e mirë urtia", "S’ka skaje dituria e urtia e njeriut".

1.
Si ta shumëzojmë urtinë?
Si ta bëjmë mënyrë të qasjes e përqasjes sonë ndaj jetës, si ta bëjmë botëshikim e perspektivë të horizonteve tona të ekzistimit?
A nuk e shtrojmë të gjithë pyetjen: si të jetojmë më mirë, si të jemi të lumtur, si të jetojmë në harmoni, si të ecim përpara etj etj?
E pra, urtia na ballafaqon me pyetjet kyçe të jetës sonë. Prandaj, nuk është e habitshme përse filozofia, kultura, shkenca, politika, etika,arti etj, apo edhe Librat e Shenjtë, shfaqin preokupimet e tyre me ngjarjet e kohës, me të mirën dhe të keqen, me shqetësimet për jetën e përditshme, - pra, me aspektet e jetës së kësobotshme. Të kësobotshme janë shqetësimet që kërkojnë përgjigje e veprime: si t'i edukojmë fëmijët, si të kemi siguri ekonomike, si të krijojmë familje me mirëqenie? Së këndejmi, njerëzit, mandej do të ballafaqohen, në situata të veçanta, qofshin ato të krizës (së brendshme, shpirtërore, apo të jashtme) me kuptimin e jetës, por edhe me pyetjen aspak të lehtë: si të jetojmë? Nganjëherë pyetja mund të shtrohet edhe nga perspektiva e skepticizmit, ashtu sikundër e kanë shtruar edhe popujt e lashtë: përse njerëzit e ligj përparojnë?
Tashmë QENIA MEDITATIVE apo QENIA URTAKE ngrihet në sfera më të larta, metafizike, të meditim-shtjellimit...
Hebrenjtë e lashtë, kërkonin nga urtia, që të japë përgjigje edhe për rreziqet që paraqesin për bashkësinë e tyre shpifjet e thashethemnaja. Kurse një bashkësi (familjare, fisnore, kombëtare e deri te ajo globale a planetare), preokupohen me stabilitetin, paqen, rendin, çështjet sociale, ashtu sikundër e shtrojnë dhe problemin e të jetuarit në harmoni me njëri-tjetrin dhe në raport me Perëndinë. Dhe theksin e vënë mbi këtë perspektivë të URTISË për çështje TË KËSOBOTSHME, edhe vetë librat e shenjtë (tek "Zanafilla": se bota e krijuar është e mirë e jo e keqe); e lëre më fushat tjera të VETËDIJES SHOQËRORE, MBISTRUKTURA e saj (filozofia, kultura, shkenca, politika, etika,arti...). Prandaj, nuk merren njëra për tjetrën: religjioni nuk e zëvendëson politikën apo anasjelltas, filozofia nuk merr rolin e arteve, kulturës etj dhe secila prej tyre gërshetohen me njëra tjetrën, herë duke kërkuar e dhënë përgjigje të përbashkëta e herë duke u marrë me fushën "e kompetencës" që e zotërojnë dhe posedojnë.

2.
Do të thotë, si ta gjejmë shtegun e duhur të veprimit?
Prandaj shpesh na bie të lexojmë proverba (a fjalë të urta), fabula, parabola, alegori, himne, tekste argumentuese, libra të përvojës (autobiografi) etj e që janë ndër zhanret e Literaturës së Urtisë tek popujt e lashtë antikë, apo edhe tek Librat e Urtisë në Bibël, dhe këto zhanre janë dhe pjesë e mënyrës së jetës sipas urtësisë, te secili komb a popull. Nuk është e habitshme, pse nga burimet e tilla të urtësisë, lindi dhe filozofia (dashuria ndaj urtësisë). "Njih vetveten", na jep porosi antika. "Ta njohësh veten, aty qëndron fillimi i gjithë urtisë" (Aristoteli), apo: "Me tri metoda mund ta mësoni urtësinë: së pari, me anë të reflektimit, i cili është më fisniku; Së dyti, duke imituar, e që është më e lehtë; dhe së treti, me anë të përvojës, që është e hidhur. " (Confucius).

0 comments:
Post a Comment