Saturday, September 16, 2017

Ramiz Kuqi: NJË GRUA

Kur e kalova rrethin e parë të udhëkryqit, bëra një gabim të 
vogël që u përcoll me dy a tri fishkëllima të ngasësve në rrugë. Për një çast mora drejtimin e duhur.
Mes dy rrugëve, një grua hapi një thes të vogël dhe , nga aty hodhi një grush grurë në hapësirën e gjelbëruar, me disa enë edhe për ujë.
Nga qielli me qindra pëllumba u lëshuan mbi bar të njomë, nëpër supet e zonjës me kapelë mbi kokë, ku derdhi edhe ujë.
Vargani i pëllumbave nuk u ndal. Unë , mbeta gojëhapur. Për një çast ika deri te busti i Adam Mickieviqit në Krakovë dhe aty takova portretin e G. që vinte për të hedhur grurë për pëllumba.Fjalë që djeg shkronjat nëpër vargje !
Sa shumë paskan ikur stinët, mëngjeset me shi , sa shumë !
Heshtjen e këtij mëngjesi të ftohtë e një copë diell e theu një mik në mërgim.- Ku je i nderuar?- Përse nuk e hap telefonin ?
- Jam në tokë e qielli është larg meje. Po sodis një pamje të bukur, mik.- Ç'plane ke për sot?
- Sa u ktheva nga shitorja . Bleva bukë. Në mesditë do të shkoj në xhami për t'u lutur. E kemi borxh, më tha. Bëzana për një çast.POr më vete mërmërova: Ç'mëkate paske bërë, miku im ?
Në rrethin e dytë do të rri zgjuar.
Në rrethin e tretë s'do të lidhëm fare.
Rrethet tjera të jetës ende s'i kam provuar.
Po njerëzit me smirë, në cilin rreth marrin frymë, a nuk më thua?
Kur kalova rrethin e parë të kryqëzimit !
Oslo, më 15.9.2017

0 comments:

Post a Comment