Teksa ky 10 shtator, që do të ishte datëlindja e tij e 83-të, nuk e gjen më mes nesh “gjeniun e çiftelisë”, Ndue Shytin “Nderi i Kombit”, i cili para pak muajsh mbylli sytë përgjithmonë, duke marrë me vete pazëvendësueshmërinë në talentin dhe magjinë e lojës me instrumentin që u identifikua, vjen i zbehtë, rropullitës, i lyrët, rrëzhitës, i mangët dhe pa sensin e duhur të asaj çka duhet të ishte në përmbajtje.
Vepra e tij e madhe dhe trashëgimia e vyer që ai la në lëmin e folklorit janë kujtesa dhe sinteza e detyrimit madhor për ta pasuruar dhe për ta përçuar ndër breza korpusin e gjerë të vlerave të pashtershme të trashëgimisë sonë popullore, prandaj si e tillë, u frymëzua dhe ishte qëllimmirë në startin e saj në vitin 2014, ku u propozua me një vullnet objektiv nga bashkia Pukë dhe administrata e asokohshme që 10 shtatori, të shpallej dita e trashëgimisë popullore pukjane. E formësuar dhe e kalendarizuar për të qenë një datë me rezonancë kumbuese dhe apostrofim kushtrues për memorizim të gjithçkaje që mbart vlera të konvencioneve artistike, krijuese, interpretuese dhe promovuese, ajo, sot vjen e mykur, e sënduktë, copalane, cimbile, hopthi, pa ngasjen dhe vëmendjen e institucioneve dhe autoriteteve përgjegjëse, thjeshtë e currufasur veç sa për të shkundur kapriçio individësh apo për të ngrefosur kapardisjen e “pisqollave” që deshën ta “vrisnin” me kulisa sa të shëmtuara aq dhe paranojake këtë datë eventuale. Gavolet e tymnajës që u shpërndanë në mjedisin ku po maturohej nisma për shpalljen e 10 shtatorit, si dita e trashëgimisë popullore pukjane, ishin kërcimi pupthas në lëmshnajën dhe vagullnajën e pseudo-argumenteve të molepsuara në honet e një debati të fëlliqët intelektualisht dhe të pisët moralisht. Ndaj “gjeniut...”, i vlerësuar me titujt më të lartë në Republikën e Shqipërisë, domosdoshmërisht duhej gjendur një “cen”, duhej prodhuar një xhufkë, nga ato që mbijnë rëndomtazi në provincat e gufosura nga “mendimtarë” dhe qarqe që përpunojnë dhe elabourojnë “teori” në funksion të ndjesive të tyre. Kështu, ndodhi dhe në pragshtatorin e vitit 2014, ku në kuadër të 80-të vjetorit të lindjes së artistit “gjeni”, u fabrikua një debat skajor, cakërrues, i cekët në përmbajte, i cili kapi përmasat e groteskut, pasi u prezantua argumentativisht dhe publikisht me stampën e konvencioneve regjionale dhe religjioze.
Sot, pas tre vitesh, mendjet e çorollepsura të atij refuzimi pa sens, artikulohen mërmëritshëm, buzadridhurazi, pipëlitshëm për vlerat e këtij eventi, për fokusin real të përmbajtjes, për axhendën konkrete, sepse turivrenjtur, ende nuk pranojnë sfidën me realitetin gjeokulturor.
Tashmë, 10 shtatoi e ka marrë statusin e mirëfilltë të ditës së trashëgimisë popullore pukjane, pasi të tillë e bëri virtyozi i papërsëritshëm, magjistari i instrumentit të çiftelisë, Ndue Shyti. Nuk mund të ishte ndryshe, përveçse të përjetësohej datëlindja e tij në datë eventi. Paradoksalisht, pasi mori vlerësime dhe dekorime të shumta në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare, aureolën e tij donin ta pikëlonin me “njolla të murrme”, me qëllim zbehjen sa të jetë e mundur të shkëlqimit të tij. Shtëllungat e reve, asesi nuk mund ta zaptonin madhështinë e kristaltë të veprës së Ndue Shytit, ndaj u davaritën duke marrë me vete ligësinë e qëllimit.
Dita e trashëgimisë popullore pukjane, vjen në një kontekst domethënës për stadin në të cilin ndoodhet puna e institucioneve, e autoriteteve dhe organizmave që merren me artin dhe kulturën, duke hedhur vështrimin përtej skematizmit, përtej shterpësisë së manifestimeve të tilla, të cilat herë-herë vijnë cofalane, të atrofizuara, të vyshkuara në formën dhe në përmbajtjen e eventit me elementët përbërës të tij.
Kjo datë e përjetësuar në event, duhet trajtuar si shprehje afektive, si rol promovues, si nxitje ndaj njohjeve thelbësore dhe tipologjike të të gjithë aspekteve përmbajtësore të trashëgimisë popullore, dhe jo si “sebep” për marifete e truke që disponohen në funksion të devijimit nga qëllimet kremtuese të saj.
Në mbyllje të këtij refeksioni, për të kuptuar më qartë ndjesinë time për këtë trajtesë, do të doja të citoja Shën Agostinin: “Të mos trishtohemi që e humbëm, por të falënderojmë që e patëm”.

0 comments:
Post a Comment