Puhiza e lehtë
gjithmonë gjethet i tund,
Lisat,pishat,
pemët, rrënjët i lëshojnë shumë thellë,
Frutat e pemëve
nëpër degë janë pjekë,
Mbajnë përgjigjen
e jetës nga i tyre mund,
Guxim të marrësh
duan ta kafshojnë dhe njëherë.
Degët ishin
mbushur plot me majmunë,
Njëri tjetrit i thonin
bëni siç bëj unë,
Më pas
kacavirreshin lart nëpër degë,
Qielli ndriste
para perëndisë në natën e pafund.
Majmunët me njëri
tjetrin buzëqeshnin,
Njëri kafshoi një
frut e të tjerëve ua dha,
Se kuptonin se
çfarë mëkati ata po bënin,
Që pas do t’i
ndiqte kjo gjëmë dhe hata.
Ai që mori
frutin u ul pak dhe mendoi,
Edhe tjetri bëri
të njëjtën gjë,
Por erdhi një çast
që ai fërgëlloi,
E njohuritë e
tyre lëshuan mjekër,oshëtinë me zë.
Ata nën hije
gjithë gëzim vallëzonin,
Se ishin çliruar
dhe të lirë,
Kërcyen derisa
dita u bë natë,n’qiell yjet xixëllonin,
E dielli për
çudi varej gjithnjë poshtë,dita vinte duke u nxirë.
Perëndia ishte
ajo që atyre u mësoi rrugën,
Ajo me mall
kujtonte frymën e saj,
Kur zbritën nga
degët ndërtuan shtëpi si mundën,
Më pas ata morën
një mallkim gjithë kujë e vaj.
E u veshën me lëkurë
prej kafshëve të egra,
Ky ishte një
civilizim i madh s’mund të quhej i kotë,
Kur nata binte
me shpejtësi ata trembeshin nga era,
Zbrisnin prej
pemëve strehoheshin nëpër shpella në tokë.
Më pas luanin
mbi barin e gjelbërt,
Fshiheshin ku të
mundnin duke klithur në liri,
Si frikësoheshin së kalurës së tyre të tmerrshme,
E sot ngjajnë me
sojin e tyre njeri.
Ata erdhën
gjithmonë duke u shtuar,
S’ishin të zotë
nga pemët të nxirrnin asnjë farë,
Por njohuritë që
ata gjatë jetës fituan,
Habiteshin me
mrekullitë e Perëndisë së lartë.
Megjithëse ata u
rritën nëpër degë,
E shpellat në
banesa i kthyen më pas,
Disa prej tyre nëpër
pyje sot janë duke u endë,
Kthimin e tyre në
origjinë me sytë e tyre panë…
0 comments:
Post a Comment