Në komandë ecjet një, dy, tre
Kufirit të gjakut i shtohen rrudhat
Në ballë
Zgërdhijnë dhëmbët ujqit e çalë
Zgërdhihet sërish koha me orët
Një dy tre
Ecin si hije ushtarë gjeneralë
Mbi harta
Projektojnë ëndrra mesjete
Në cilin rresht je rreshtuar
Atdhe ?
Kufirit të gjakut i shtohen rrudhat
Në ballë
Zgërdhijnë dhëmbët ujqit e çalë
Zgërdhihet sërish koha me orët
Një dy tre
Ecin si hije ushtarë gjeneralë
Mbi harta
Projektojnë ëndrra mesjete
Në cilin rresht je rreshtuar
Atdhe ?
TË DJESHMIT
Që na bartën përtej deteve
Nga dosjet e fshehura
Duan t'i fusin duart
Nëpër shkronjat e Abetarës
Të përgjakur dje
Zot
Sa larg ka shkuar kjo ish Perandori
Me çallma të sëmura në kokë
Gjergjin na thonë
Hiqeni nga historia
Të dëbuarve të viteve ' 56
Me dru
Shkulur si me rrënjë nga Atdheu
Të mos flasin
Gjuhën e nënës
Ah, gjarpërinjtë e vjetër
Njëqind lëkura po t'i ndërroni
Ju pillni gjarpërinj të ri !
Nga dosjet e fshehura
Duan t'i fusin duart
Nëpër shkronjat e Abetarës
Të përgjakur dje
Zot
Sa larg ka shkuar kjo ish Perandori
Me çallma të sëmura në kokë
Gjergjin na thonë
Hiqeni nga historia
Të dëbuarve të viteve ' 56
Me dru
Shkulur si me rrënjë nga Atdheu
Të mos flasin
Gjuhën e nënës
Ah, gjarpërinjtë e vjetër
Njëqind lëkura po t'i ndërroni
Ju pillni gjarpërinj të ri !
E PAFUND
Është nata në pritje
Nga vijnë zëra semantikë
Brufullojnë pikat e shiut
Në qiellin
Që fjalët shpërthyese
I bart
I bart përtej vetes
Drejt lumit jugor
E pafund
Liqeneve të buta
Me lule të ëmbla
Derdhen gjethe
Koha me përrallëza
E Hyjni
Po zbehet cdo ditë
Ka njerëz
Që gdhendin faqe guri
Për ndërtuar
Qytete me gurë!
Nga vijnë zëra semantikë
Brufullojnë pikat e shiut
Në qiellin
Që fjalët shpërthyese
I bart
I bart përtej vetes
Drejt lumit jugor
E pafund
Liqeneve të buta
Me lule të ëmbla
Derdhen gjethe
Koha me përrallëza
E Hyjni
Po zbehet cdo ditë
Ka njerëz
Që gdhendin faqe guri
Për ndërtuar
Qytete me gurë!
E pafund është nata
Në pritje
Të lind një fjalë e re
Epope!
Në pritje
Të lind një fjalë e re
Epope!
0 comments:
Post a Comment