Monday, September 11, 2017

Poezi nga: Vebi Uka,Esheref Berisha


FSHATARI NË PARLAMENT


U ngrit më këmbë fshatari
Aq shumë i mllefur
Nga goj’e tij del zjarr!
Kërkon Plakun e Katundit
T’i zbrazë zemrën sa të mundet.
Erdhi Plaku, e pyet fshatarin:
- Ku të dhemb o djal?!


Ke zgjuar nga gjumi një mahallë!
Ku të vret, ku të pret?
Pse bërtet, kë thërret?
Ke mundur të më telefonosh.
Fshatari i habitur nga Kryeplaku
Shpërthen në vaj
Dhe dikur zu të flasë
- I ka ardh fundi kësaj bote
Ikën femrat, të gjitha në qytet
Kam pula, lopë, dele e buallica
Kush kujdeset për bagëtinë time?


Kryeplaku bie në hall
Si t’i bëjë Fshatarit një qare.
Pasi një kohë u mendua
- Nuk dua të të dëshpëroj
Por tani e mbrapa, nuk mund të të ndihmoj.
Kohë të vështira na kanë ardhë
Kjo punë, donë zgjidhje nga një kryetar
E vetmja çka unë mundem me t’ndihmu
Nji termin te kryetari me ta siguru.


Fshatari i mjerë filloi të mendojë
Kuku, thellë u futa në lojë
Me kryetarin kam termin
A mjafton një lopë t’ia çoj si shpërblim?


Ra Kryetari n’pozitë të keqe
Filloi të sqarojë, por Fshatari s’merr vesh fare
Përbetohet në të gjitha xhamija që janë mbi tokë
Edhe n’ato që janë duke u ndërtu
Deri n’Bruksel kam me u anku
Derisa kemi diçka me fitu.a
Ne të gjithë e dimë
Se Forca bën Fuqinë, o Kryetar
Me një të pështyrë t’i rrëzoj kalë e gomarë
Parashikues e analista
T’i kthej nga lisa, në fshisa.


Vjen Rambo, ai trim prej mali.
Buz’malit i ka mbetur kali
N’fusha t’gjera ka lënë dhent’
Sot mori fjalën n’Parlament:
- Ju t’kualicionit, kundërshtar politik
Për mua sot jeni tregu armik.
Me Listën Srbska Qeverinë do ta krijoj
Se juve kurr’ më nuk ju besoj.

0 comments:

Post a Comment