Thursday, September 14, 2017

Dhimitri Jani Kokaveshi: Cikli poetik " PËRPLASJE."


Tek pi e thaj
kupën
e lotëve mbi lot?... 
Kupa
e halleve mes lumturisë
dermuar.
Si një diamant rrëshqitës
i skicoj
parimit lartësi?...
Qiejve!...
s’dua të gëzoj mes
pritjeve!...
I provokoj ç’do gjendje
mbi vëllim!...
Nuk mund ta ruaj.

DIELLORES.
Diellore!… Ngrohtësi
në dashuri?...
Si verë e shuar optimizmi
në kërkim!....
Mirëqenie shpirtit!....
Që e vuan. 

GUXIMIT
E munda natën
besimit!...
Shtrydhja hidhërim
dhe një guxim
i shmangur
mes errësirës mbushur
një fizik
si mund ta thyej?..
Ta provokoj
fisniken?...
Nuk mundem as mundet
në qëndrim
zgjatimeve të saj
më mbesin!...
Hijet e saj, si riciklim
mes dallgësh
gërshetoj, t'i gërshetoj
mendimet?...
Ja lija dritës aty ku
depërtoj dhe
nuk gaboj!...Veprimesh.

X
Ditë!...Të zbehta.
Gëzimi?... Shuhet si etje nate thithur erësirave..., në padurim.
Përgjohej!... Drita?...
Dukej se falej dhe po më falej shprehjes së durimit, si dhimbje nate... gjer në zgjim.

0 comments:

Post a Comment