Tuesday, September 5, 2017

Sokol Gjoni: PËRMENDORE E SHQIPTARISË


(Kushtuar poetit kombëtar At Gjergj Fishtës)
Këmbëkryqas u ule në votrat malësore,
dhe me lahutën kreshnike i këndove shqiptarisë.
Nga vargjet e tua u gdhend në përmendore,
shpirti dhe ndjenja sublime e atdhedashurisë.
Nektar shqiptarizme lëshove në çdo vargëzim,
ashpërsi të pashoqe ndaj të shumtëve armiq.
Orët dhe Zanat të mëkuan me frymëzim,
të zgjoje sqimën e shqiptarëve ndaj skenarëve të ligj.

0 comments:

Post a Comment