Thursday, September 14, 2017

Lulzim Breznica: KUR DHIMBJA NDËRRON JETË


Në krevatin e sëmundjes,
Dhimbja plakë,
Ka shtrirë lëkurën e saj ballkanike.
Në prag të vdekjes
Hap sytë ,
Është ëndërr,
Apo dikush ka derdhur ngricë në rrugë.
Ecajeket e gjata labirintheve
I mban kujtim,
Bashkë me miqtë që e ushqyen
Duke e gërryer,
Ashtin tim të lodhur!
Vonë është ,
Tepër vonë për koalicion me shiun,
Të kthehet
Buzëqeshja në fytyrën e rrudhosur.
Të gjithë ikën,
Kështu,ikën dhe ti!
O,mikja ime e vjetër,
Pluhur i verdhë i kohës tënde,
Vazhdimisht
Mbuluar ka bardhësinë
E Ashtit tim.

0 comments:

Post a Comment