Sunday, September 3, 2017

Mentor Thaçi: TELALLXHIJTË E DREQIT


N´kambë janë çua haxhiqamilët,
ulërijnë dhe lehin debilët:
- Po s´u kthyem hah (Ç)Sher Belaja,
nesër do t´na fshinë mortaja!

Një selamë babë Sulltanit,
ty që t´kemi Mëkambës t´Shamit,
aip-taip sulltan nexhip,
vetë miletit bani tërtip!

E t´ia krisin dreqnisht telallit,
tuj knu lutje me lexim t´fallit,
nuk ashtë koha, t´mbrojmë Etninë,
duhet kthye mbas osmanllinë!

Leshatuka të zi si futa,
deri n´palcë iu ka shkue tuta,
se po vetëdijsohet rinia,
ma s´iu shkon hilja e dredhia!

E çojnë kryet naltë si sarhosha,
do mjekrrosha soj kodosha,
s´jau don shpirti Kombin as Shtetin,
n´shpirtë të mbjellun e kanë naletin!

Andaj, turr e vrap o burra,
me skandale turra-turra,
ne e dijm kush hamomin jemi,
mos ta dijn tjertë çfarë mut shpirti kemi!
...

0 comments:

Post a Comment