Wednesday, September 27, 2017

LULZIM BREZNICA: NË RITMIN E NATËS


Jemi mbledhur
Rreth
Një zjarri të madh!
Sytë janë të pambrojtur,
Nën vallëzimin e shkëndijave
Të çmendura.
Të gjithë tok mes atij zjarri,
Dikush pi verë ,dikush qesh me zë,
Druri digjet në heshtje,
bëhet prush.
Dikur, durimi pëlcet
Dëshprimi nuk i njeh sytë,
Dhembja
Skuq dhe mprehë shpatat.
Ska verë më
Nata jep shpirt e heshtur,
E kokat tona,
Rrokulisen e rrokullisen.

0 comments:

Post a Comment