Friday, September 22, 2017

Kujtim Stojku: ZHABAT


(Nga libri në proces)


Në një moçal me ujë këllirë jetonin zhabat,


Lumturinë e tyre e shprehnin duke kënduar natë e ditë,


Të përshtatur në këtë kënetë s’u bënte përshtypje e lagura,


Por nga çdo lloj telashesh ata ishin të lirë.



Gjithë natën e gjatë ata këndonin dhe kërcenin,


Me të britura dhe vërshëllima një ditë e gdhinë,


Më i moshuari në mes tyre e ngriti zërin,


E di tha çfarë kërkoni,një mbret dhe ne ta kemi si t’ gjithë.



Zhabat të gjitha menjëherë në kor filluat të luten,


Duke kënduar një zëri në ujin këllirë të moçalit,


O perëndi i madh që të bindemi na dërgoni dhe ne një mbret,


Ashtu si dhe shtazët që për mbret kanë luanin.



Donin një mbret që t’vendoste sundimin e ligjit,


E ata si gjithmonë në moçal të këndonin në qetësi,


Perëndia turfulloi kur dëgjoi se ç’kërkesa ata kishin,


Atë natë në moçal hodhi një regjistër që të mbanin shënim.



Në ujrat e qelbura atë natë asgjë nuk ndihej,


Zhabat u frikësuan tmerrësisht s’lëshonin asnjë zë,


Duke u llokaçitur në ujë me ngadalë filluan të përzihen,


Filloi të fryente erë, e mbi ta sillte një gjëmë.





Gjithmonë kërcenin mbi ujrat e qelbur duke kuatur,

Oh, o Zot i madh të lutemi një zëri me përgjërim,


Na dërgo një mbret të gjallë se asnjëherë nuk kemi pasur,


E ne do t'i bindemi të përulur,do ta kemi frikë.



Pasi dëgjoi shumë herë lutjet e tyre perëndia buzëqeshi,


Sipas kërkesës tyre për mbret u dërgoi një lejlek,


Të gjithë një zëri kuatën: “rroftë mbreti”,


Ai filloi të zbatoi ligjet që i solli vetë me sqep.



Dhe u kërrus poshtë lejleku,ta neveriste herë si thikë ose pirun ,


Pasi i gëlltiste një nga një shtrihej i qetë duke fjetur,


Të gjithë zhabat që jetonin në ujrat e qelbur,


I gëlltiti të tëra, e për pendim s’kishte kohë aq shumë…

0 comments:

Post a Comment