Kryet më zhytet në pjesën tjetër të natës,
Histori kam lexuar duke ëndërruar dhe humbur ndaj reales,
Në të kaluarën e harruar fjalët e librave të djegur i harroja,
Në gjumin e mjegullt retë puthin malet.
Mbi fushat e qelqëta ngjyrë alle hedh vështrimin,
Me pamjen e tyre madhështore malet qajnë,
Nëpër vazo lulet kanë filluar me u fishkur,
Një flakë në muzg krijon zbukurimet e saj.
Nga brezat biri i javës po jep shpirt,
Alpeve nuk mund të ëndërroj për trëndafilat në kërkim,
As të bukurat ndijime nuk mund t’i arrij,
As nga zhurma e valëve që nëpër stuhitë e reja gumzhijnë.
0 comments:
Post a Comment