Saturday, September 16, 2017

Sadbere Gagica Spahija: KUR TURMA KISHTE ZBRAZUR UDHËT

Ishte natë korriku e vitit 2017. Errësira kishte shtrirë krahet si pëlhurë mbi qytet. Laura ecte e shkujdesur, mes turmës, mbi tokën mbushur me lot e dhimbje. Ecte kokëlart, si të ishte një kalorëse , në ballë të kolonës, sikur të kishte përpara vetes një det të thellë për ta kapërcyer. Gjithandej kishte ende të pagjetur nga lufta. Njerëzit mezi po e merrnin veten. Dikush vraponte për të bërë një kulm që ta fuste kokën në dimrin që sapo ishte nisur të vinte. Rruga e gjatë dhe, malli për t’u takuar me njerëz të gjakut e nxiste të ecte më shpejt.Në krah mbante një çantë ngjyrë kafe dhe syza . I dukej se po fluturonte, kur la pas stacionin e autobusave. Nuk i bënë përshtypje atë ditë, as sirenat e veturave, as zhurma e të rinjve që ecnin të buzëqeshur, krah për krahu. Për një çast ndjeu se e dëgjoi një zë, që po vinte nga thellësia e kujtimeve rinore. Nuk mund ta besonte. Ishte një zë i njohur që ajo e kishte dëgjuar gati gjashtë vjet. –Ç’është kjo që po dëgjoj zot?-pyeti veten. – Jam në ëndërr a si një lundër e thyer që dallgët e kanë përplasur një kohë të gjatë brigjeve, harruar e tëra atje, larg ku e kishte përplasur fati? Athua valle i njeh koha plaget?! Të kthente kokës pas për të shikuar, nuk i dukej me vend? Të ecte, këmbët kishin nisur ta tradhtojnë. E ndjeu veten të ligështuar, pa forcë për të ecur. U mbështet për një lis që të mos rrëzohej. Ishte po ai lis kur ajo e priste Gurin, dashurinë e saj të parë. E priste dhe, kur Guri vinte, ajo i hidhej në përqafim, larg syve të njerëzve, me të puthura të ngrohta valë. Pastaj shtriheshin në afërsi të një shtëpie në ndërtim dhe e shikonin hënën deri vonë. Një melodi kënge ia kujtoi një melodi që Guri e adhuronte shumë, afro dy dekada më parë.-Përse ajo melodi sonte më ndjek hap pas hapi? – Mos e ka lëshuar Guri ? – A vallë më bëjnë veshët që më ushtojnë? Dhe për një çast vuri gishtat në të dy veshët. Po ai zë sa vinte e smadhohej, i vinte më afër 
.- Nuk më njeh?- i tha Guri. Iu afrua afër, e kapi për krahu dhe e shikoi një kohë të gjatë. Dy drita të syve u shndërruan, për një çast, në shkëlqim.- Pse nuk më lajmërohesh? – Që sa kohë e vite të bëj të fala përmes Teutës e nuk e dëgjove zërin tim?
-Ajo, e llahtarisur, ktheu kokën . U step në vend.Dikur Guri ia kishte rrëmbyer zemrën Laurës. Po jeta kishte udhët e veta dhe ata u ndanë.Ajo u martua në diasporë, ndërsa Guri në vendlidjne.E shikoi drejt në sy. Iu duk vetja se nuk ishte as në tokë, as në qiell.Po ku ishte vallë në ato çaste? Mos vallë po flas me qiellin sonte? Apo me ëndrrat e mia njëzet vjeçare, pa futur gjumë sa duhet në sy?
. E di Guri sot sa plagë më keni shkaktuar , kur u trete një natë dhe s’u duk më kurrë? E unë, nuk lashë dallëndyshe e zog pa pyetur për Ty? Pse më braktise ? Pse????
- Të lus, i ra në gjunj. Unë e di se kam gabuar.Po sytë më janë lëbyrur, buzët e mia janë bërë shkrumb si lulja pa ujë. –Të ulemi e të pimë një kafe?
- Po, i tha Laura. U ulën në skaj të një kafiterie të gjelbëruar. Unë e ti Guri jemi të martuar. Unë kam krijuar familje . Jemi të dy të martuar e familjar.
-Të kam borxh për tërë jetën. i tha Guri . Të kam kërkuar vetëm e vetëm të ju kërkoj falje. Ju nuk e keni merituar sjelljen time prej një të riu atëherë. Po portreti yt më ka përcjell kudo. Edhe në sofër kur ulesha, përballë më dijje ti, me atë buzëqeshjen tënde hyjnore. Po ja që gabimet qenkan njerëzore. Dua vetëm të ju përulem..asgjë më shumë. Të m’i falni gabimet e bëra.
Tek e dëgjonte rrëfimin e tij,Laurës i dukej se po udhëtonte nëpër ato çaste lumnie atëherë. ---- Unë ika, i tha Guri, nga se më ndiqte UDB-ja jugosllave. Ishte viti 1994. Pastaj mbeta një kohë të gjatë në mërgim. Guri edhe pinte kafen dhe e herë herënxirrte nga goja tymin e duhanitkorb të zi. – E di se të kam lënduar, i përsrëti fjalët si refren, ndërsa Laura e dëgjoi me kujdes. Po lotët i shkuan rrëke, si një lum i heshtur e i gjatë .I gjatë pambarim.
- Nëse ti nuk më fal, ndoshta do të ketë mëshirë Zoti. As familja ime nuk e dinte se ku isha. Nuk doja ta përfshija atë në rrugën që kisha nisur, as ty Laurë.
-Po ç’kërkon nga unë sot? – Laura fliste permes lotevet. E di se çdo shkronjë malli është zbehur e djegur si kashta e arnicës, kur korret gruri? - E di sa kam ëndërruar të përkund një foshnjë nga ajo dashuri?- Jo Laura edhe pse jetonte në botën mjerimit i ngjante diellit të jetës,Por plagët e saja nuk mund t'i mjekonte me një fjalë "Më fal"sepse vuajtjet e saj as dheu i zi s'i tret
Guri e dëgjoi me zë të shterrur. Nëpër mjekrrën e tij të bardhë u derdh një prrockë lotësh sa një gurgullimë. E di se të kam lënduar. Po ti ishe yll në qiellin tim të dashurisë. Kur përfundoi lufta, u ktheva nëpër udhët e mia të jetës. Kam pyetur gur e njerëz. Kur mësova se ishe martuar, unë bëra të njëjtin veprim. Disa vjet nuk u ndala për të kërkuar. Së paku të të shihja, të çmallesha me Ty. Pëo ti sikur nuk m’i dëgove lutjet , as zërin e zemrës sime .- Ke fëmijë Laurë?
-Jo , nuk kam Guri. Më mallkoi zoti a më mallkove ti. A po mos e mallkova veten time unë. Doja të ikja larg e më larg , të mos i shihja ato udhë, atë lisin ku kemi shkruar disa herë, duke e gërvishtur lëkurën e tij “ Të dua G... e unë: Të dua L...”.
- Ka perënduar si dielli ajo kohë, Guri. Udhët u ndanë si dy lumenj. Unë kam udhën time në jetë. Më vjen keq. Ti nuk meriton më asgjë nga unë. Je fjalë e ikur.klithi me zë të cjerrë e sikur klithmat u lidhë nyje nën qiellin e dëshpëruar ,u ngrit nga karrika duke fshi lotët ,nën hijen e kujtimeve,kokëulur,e vetme mes rrahjes së erërave të nxehta që përcëllonte dielli gjatë dites,zemër ndarë,iu duk qyteti si bjeshkë me egërsirë kur hapet vetëtimthi në dritaret e shpirti,edhe pse zemra i digjej prush u gjend në kryqëzimet e dy botëve,të kaluarës së hidhur dhe të ardhmës së nesërme,ikte pa e kthyer kokën në të kaluarën,humbi errësirës të lagjës pa emër ku dëgjohej e njëjta melodi, të cilën e kishin dëgjuar para më shumë se njëzet vjet.Po ajo nuk e kishte më gjallërinë e freskinë e atyre netëve rinore. Çdo gjë tashmë dukej si e vdekur.
Laura la udhën kryesore dhe u fut në udhën e lagjës ku ishte rritur.Iu duk se dëgjoi zërin e nënës” Eja bijë, se më ka marrë malli. Më ke ikur larg, bija ime “.
Ajo u drodh dhe mornica iu shpërndan nëpër trup. Hapi derën e oborrit dhe pa vëllanë duke pirë kafe. Ai u ngrit nga vendi, ia shtriu dorën dhe e përqafoi përmallisht .

0 comments:

Post a Comment