Friday, September 1, 2017

Sinan Kërpaçi: SI E HUAJ


Shumë herë kam thënë se nuk dashuroj më
e përsëri të nesërmen i bëj këmbët me kallo
sa i heq pas më të resë zvarrë.


Më e pakta:
i shtova si të huaj zemrës një unazë
t`i hapë rrugën në damarë gjakut tim të nxehtë,
se ju dilni pa të keq si mosmirënjohëse
dhe harroni që lini pas një poet!

Unë nuk do shuaj nga kujtesa e freskët kurrë
cilat i japin vargut tim emër,
do vazhdoj në timen, do pyes pa u lodhur:
sa unaza akoma mund të mbash ti, o zemër,
pa folur?!

0 comments:

Post a Comment