Po digjen
Si furdet e duhanit
Fjalët e puthadorëve
Argatët e shekujve
Janē ngritur nga rreshtat
Atje
Të Ferrit Dante
Qajnë qyqarët e gjallē
Nga Kulla Boletini flet
Re të zeza po shpërndajnë
Të vdekurit e Karpateve
Klyshët e Sulltanëve
Të Romës Athinës
Po ti mos e ndal hapërimin
Marathonomak
Do të mbërrish tek Ora
E fatit
Lakmiqarët do vijnë
Sërish me portret pelerine gri
Ti zgjuar rri
Kur bie nata bëhu zog Atdheu
Mbi trojet e lulebozhurēve
Deteve
Nëpër kallmishta rrinë qentë
Me dhēmbë kafshues !
Si furdet e duhanit
Fjalët e puthadorëve
Argatët e shekujve
Janē ngritur nga rreshtat
Atje
Të Ferrit Dante
Qajnë qyqarët e gjallē
Nga Kulla Boletini flet
Re të zeza po shpërndajnë
Të vdekurit e Karpateve
Klyshët e Sulltanëve
Të Romës Athinës
Po ti mos e ndal hapërimin
Marathonomak
Do të mbërrish tek Ora
E fatit
Lakmiqarët do vijnë
Sërish me portret pelerine gri
Ti zgjuar rri
Kur bie nata bëhu zog Atdheu
Mbi trojet e lulebozhurēve
Deteve
Nëpër kallmishta rrinë qentë
Me dhēmbë kafshues !
GJERGJ
Ç'zjarre janë këto
Ç'emër kanë
Ç'mrizojnë
Nën gjethe si xhinkalla
Kokën e thinjur
Krahlehtit e natës
Që u varrosen
Nën hijen e sulltanēve?
Janë Gjergj të gjakut tonē
Pjellë e shartuar në pemën e keqe?
Ç'janë Gjergj këto krrokama sorrash
Që fishkëllojnë si gjarpërinj me zile nē qafē?
Ç'emër kanë
Ç'mrizojnë
Nën gjethe si xhinkalla
Kokën e thinjur
Krahlehtit e natës
Që u varrosen
Nën hijen e sulltanēve?
Janë Gjergj të gjakut tonē
Pjellë e shartuar në pemën e keqe?
Ç'janë Gjergj këto krrokama sorrash
Që fishkëllojnë si gjarpërinj me zile nē qafē?
DIKUND
Mbeti mes një lagje pa emër
Në faqen e një libri të pashkruar
Kërkoi ta grish dielli në mëngjes
Që agu të vijë me shi
Pastaj ylberi të zbres poshtë
Luginës së shelgjeve
Të kërthiza e kohës
Të bëhet fjalë
Dikund
Të ndez një qiri
Mes errësirës
Një zjarr bubullimë!
Në faqen e një libri të pashkruar
Kërkoi ta grish dielli në mëngjes
Që agu të vijë me shi
Pastaj ylberi të zbres poshtë
Luginës së shelgjeve
Të kërthiza e kohës
Të bëhet fjalë
Dikund
Të ndez një qiri
Mes errësirës
Një zjarr bubullimë!
MË IKU
Sonte fjala
Seç zjarrmi kishte
Qielli që s'e shuante
As ky afsh shiu që ra
S'arrita ta zë në asnjë çast
Veç gota më mbeti në dorë
Vera e kuqe ma dehu
Vargun e pashkruar deri në fund !
Seç zjarrmi kishte
Qielli që s'e shuante
As ky afsh shiu që ra
S'arrita ta zë në asnjë çast
Veç gota më mbeti në dorë
Vera e kuqe ma dehu
Vargun e pashkruar deri në fund !
SONTE
Nëse më shihni
Të kërrusur mbi shkronja
Mos ma gjykoni fjalën
Kam ikur njëqind vjet pas
T'i kërkoj mes faqesh libri
Udhët e kryqëzuara
Lindje Përendim.
Të kërrusur mbi shkronja
Mos ma gjykoni fjalën
Kam ikur njëqind vjet pas
T'i kërkoj mes faqesh libri
Udhët e kryqëzuara
Lindje Përendim.
KOHA
Është ulur mbi gur të ftohtë
Njerëzit u luten zotrave të tyre
Kanë harruar të falen para diellit
Me njerëz të fjalës takohen në muzg
Të bukurës ia kanë qepur këmishën
Me gjilpërë samari
Vaj për stinën zogjtë lumenjtë
Dallëndyshet në vjeshtë !
Njerëzit u luten zotrave të tyre
Kanë harruar të falen para diellit
Me njerëz të fjalës takohen në muzg
Të bukurës ia kanë qepur këmishën
Me gjilpërë samari
Vaj për stinën zogjtë lumenjtë
Dallëndyshet në vjeshtë !
0 comments:
Post a Comment