Monday, September 4, 2017

Sadbere Gagica Spahija: TË DUA


Si hëna që mban yjet e natës në gji
Si mali gjethet në trungje lisash
Si poeti kur pret ëndrrat në mesnatë
Pa Ty fjala ime do ishte degë e thatë
E di se shpesh jam mbyllur në vetmi
Lot jam bërë diell me shumë sy
Memecërohem nëpër vargje si lulja nëpër shi
T'i kam falë të gjitha brigjet e shpirtit
Të pres kur bie muzgu në laurë kujtimi më mbërthen
Si lumi nëpër dallgë e bukura lumni
!
02.09.2017

0 comments:

Post a Comment