NA FALË T LUTEM
Na falë Gjergj, Mbreti ynë,
e thyem Besën,
e kthyem fjalën,
e shlyem kujtesën,
e kapërdimë dhe halën ...
e thyem Besën,
e kthyem fjalën,
e shlyem kujtesën,
e kapërdimë dhe halën ...
Mbetur si lule nën brymë,
po hamë njëri tjetrin,
po hamë dhe vetëveten,
tashmë dhe hasmin, atë të vjetrin,
rehabilituam ... edhe pse na nxiu jetën
po hamë njëri tjetrin,
po hamë dhe vetëveten,
tashmë dhe hasmin, atë të vjetrin,
rehabilituam ... edhe pse na nxiu jetën
Eh, Kryeheroi i Etnikumit tim,
na u paska vyshkur edhe truri nën brymë
na u paska vyshkur edhe truri nën brymë
Po, Lisin e vizitojmë
më shumë për relaksim,
fare pak për mësim
më shumë për relaksim,
fare pak për mësim
Po, Mbreti ynë,
Ti, për Atdhe ndëshkove dhe nipin,
sot mjerisht në ne, rehabilituam armikun
Ti, për Atdhe ndëshkove dhe nipin,
sot mjerisht në ne, rehabilituam armikun
As 572 faqe ... nuk thyen shpresën
legjendën ... nuk thyen as mitin
legjendën ... nuk thyen as mitin
PO KUSH MUND´ T´IA M´LON PAHUN
Ah Shqipni moj me shumë halle,
nga NanëLoke në GjëmëMadhe,
çka po nodhë k´shtu me ty,
pjella jote t´koritë nër sy?!
nga NanëLoke në GjëmëMadhe,
çka po nodhë k´shtu me ty,
pjella jote t´koritë nër sy?!
Po qyshë moj Loke s´i lidhe qentë
t´rrezikojnë vathet bashk me dhentë,
s´njohin të zotin që i bani shpi,
për babë e njohin dreqin e zi!
t´rrezikojnë vathet bashk me dhentë,
s´njohin të zotin që i bani shpi,
për babë e njohin dreqin e zi!
Po qyshë s´jau the nja dy fjalë,
matrapazave, t´mjerëve bukëshkalë,
ku ka gja që mb´lon Kastriotin,
e ku ka re që ia nxinë Motin?!
matrapazave, t´mjerëve bukëshkalë,
ku ka gja që mb´lon Kastriotin,
e ku ka re që ia nxinë Motin?!
Ata bythëdhjerë e leshdreqën,
që po i pengojka Skënderbeu,
Gjergjit tonë ia marrshin t´keqen,
as për s´vdekni mos i marrtë Dheu!
që po i pengojka Skënderbeu,
Gjergjit tonë ia marrshin t´keqen,
as për s´vdekni mos i marrtë Dheu!
Çka të lodhi e çka të molisi,
oj Nanë Kombi e Bujare Fisi,
që po i len morra e pleshta,
me shqetësu Shqipet në Kreshta?!
oj Nanë Kombi e Bujare Fisi,
që po i len morra e pleshta,
me shqetësu Shqipet në Kreshta?!
T´lutem, kollitu një herë fuqishëm,
le të bëhemi një herë t´vetëdijshëm,
Gjergj Kastrioti është KryeHeroi jonë,
ishte, është, do t´jetë gjithmonë!
le të bëhemi një herë t´vetëdijshëm,
Gjergj Kastrioti është KryeHeroi jonë,
ishte, është, do t´jetë gjithmonë!
Ah, do "imamë" ala shejtanë,
beduinë të (Q)SherrBelasë,
s´njohin Komb, Shtet as Vatan,
dinë e iman n´marre t´parasë!
1 Shtator 2017
beduinë të (Q)SherrBelasë,
s´njohin Komb, Shtet as Vatan,
dinë e iman n´marre t´parasë!
1 Shtator 2017
0 comments:
Post a Comment