Tuesday, September 5, 2017

Ramiz Kuqi: NJË DITË NËPËR SHI


Çuditërisht si nuk i kishte dalë gjumi në mëngjesin me shi. U zgjua atë ditë që tashmë nuk i kujtohej nëse ishte e premte apo e shtunē.Taha, një burrë që kishte kaluar të shtatëdhjetat, dukej ende i freskët dhe, shumë moshatarë të tij ia kishin zili . Nuk hetohej tek ai ndonjē kërrusje edhe pse dy herë kishte përjetuar dridhje vaskulare. Në mjedisin e mërgimtarëve ishte si një shqiponjë që i mblidhte afër vetes njerëzit e urtë që punët të shkonin mbarë me germat e Abetarës. Njerëzit e donin dhe e respektonin. Fjalët i kishte si hojet me mjaltë që shërojnë shumë plagë. Kur vinte pranvera, merrte ca rroba në një cantë krahu dhe ia mësynte aeroportit. Në qytetin e studimeve, te Kodra e diellit kishte një banesë të vogël dhe, në një kthinë, një bibliotekë ku i mbante librat dhe revistat shkencore që i vinin nga Zagrebi ku edhe kishte mbaruar studimet universitare. Kishte nostalgji për ditët rininë studenteske .
Atë natë A.që ndroi me Tahën dhe mjekun Farkatarin deri në orët e vona të natës duke këmbyer fjalë e duke qeshur, ndonjëherë. Ishte nata e fundit kur mjeku udhëtonte të nesërmen për Iliridë. -Qohemi?- tha Taha.
- Paska ikur koha-, ora paska ikur në nëntë e pesëdhjetë minuta,- u përgjegj mjeku. Ishte një natë që do mbajë në kujtesë një kohë të gjatë. Me miqtë e dëlirë ora të duket sa kur ik një minut. Unë do të nisëm pa lindur dielli. Rruga është e gjatë. Atje poshtë dielli ka emrin e vet dhe, stina është stinë.
Kur u ndanë, i shtrënguan duart miqësisht. Taha u fut në veturën e tij shumē simpatike e të mbajtur mrekullisht. Udhës, deri te Ura nën të cilën rrëshqisnin veturat me sy shkëlqim si yjet nëpër qiell, nuk ndërruan ndonjë fjalë. Heshtjen e prishi Taha: Ja, këtu e ke stacionin e afërt. Trupoje udhën dhe, matanë është udha e shtëpisë tënde. Disa dhjetëra hapa , kapërce jargovanët dhe kthe në të majtē.-Shihemi për kafe nesër !
- Kur doli në udhë, A. sikur humbi. Ai kishte kaluar qindra herë nëpër të njëjtën udhë, nëpër të njëjtat vija të bardha. Mbeti një kohë të gjatë aty si statujë, pa e bërë asnjë hap, as majtas , as djathtas.Veturat parakalonin para këmbëve të tij, dritat vezulluese shpërndaheshin gjithandej. Për një çast, para tij kapërceu Antoni, shoferi i kamionit . Hapi dritarën dhe e përshëndeti. A. Erdhi nē vete.Bëri disa lëvizje me kokē, futi telefonin në xhep dhe nxiti këmbët mbi asfaltin e lagur. Ora kishte ikur prej dymbëdhjetë e gjysmë. Zbriti shkallëve të shtëpisë, hapi derën dhe u fut brenda. Në katin e parë pa dritën e ndezur, por nuk u ngjit të shikonte nëse i kishte zënë gjumi fëmijët. Dëgjoi vetëm zërin e televionit dhe kuptoi se të prindērit e tyre ishin ende zgjuar.
Kishte kaluar një një kohē e gjatē prej kur ai po kthehej nëpër ato udhē. Rastisi të binte shi si atë natë kur A. kishte humbur nëpër ëndrra dhe çdo gjë iu duk si të një fillim i ri.
Bëri njē orë udhē nëpēr shi. Hyri nē MDonals. Iu duk se pa Tahën dhe njē drithërimë iu shpērnda si mornica nëpër trup. Ishe e njëjta tavolinë, pranë xhamit dhe nga aty ai veneronte si në ekranin televiziv njerëzit . Aty vinte Taha gjithmonë para kohës, me kafenē mbi tavolinē, priste. Po atë ditē iu duk vetēm hija e tij. - Do të vij shumë shpejt- tha me vetveten.
4.9.2017

0 comments:

Post a Comment