Saturday, September 16, 2017

Prend BUZHALA: DY EPIGRAME



KUR KAPËRDIJMË LIRINË, SI NA GËLLTIT LIRIA
(Epigrame), 2
Kur kapërdijmë lirinë, si na gëlltit liria ne,
Ia përplasim në shpirt kërdinë, mizoria dyfish na kthehet,
Kot lutemi, kot presim, përderisa nuk marrim një udhë të re
E ne kërkojmë nga ajo strehim, ajo vjen te ne të prehet.

GRINDJA E FJALËVE
(Epigrame), 3
Aq shumë ka fjalë që i duam, a nga to ikim kur shajmë,
E aq shumë të tjerat që i urrejmë kur dufin nxjerrim kot.
Fjalët grinden me njëra tjetrën edhe kur ne s’bëzajmë,
S’ka gjë, edhe yjet përplasen dhe lindin të tjera
botë.

0 comments:

Post a Comment