Monday, September 4, 2017

Ramiz Kuqi: Ç'JANË


Këto erëra që fryjnë në Ballkan
Që vijnë nga foleja e djallit
Në Kosovë e Tiranë
Hije njerëzish pa pasaportë
Me këpucë të gjata thundrake
Pa shputa në këmbë
U bien qytete skaj më skaj
Mbledhin thërmia shkrimesh
Derdhin helm të rëndë
Nga Azia
Evropa e gjorë
Pa trup
Sy e veshë nëpër rrugë
Kalërojnë pa adresë
Bëjnë gjumë me shtojzavallet
Mbulojnë sheshet
Me lexim të ri
Fjala ime hesht !
Ç'janë?



KAM NJË DHEMBJE

Në krahëror tē Fjalēs
Ndaj nga gjumi dua t'u zgjoj
Gjergji shkëmb flamur Kombi
S'deshti post as titull Stambolli
Nga e ëma e babai
Në shpirt Atdheun si fëmijë e mbolli!

0 comments:

Post a Comment