Në sheshin e gjërë të gjatë
Ai i vështron malet detin diellin
Me shpatën e tij të rëndë në dorë
Nuk e gjunjëzoi asnjë Sulltan asnjë betejë
Me Flamurin hapi udhë zgjoi lulet në pranverë
C'dorë ishte ajo që të vuri pelerinë mbi portret
Një ditë shtatori shtatë qielli shkreptiu
Shtatë palë u derdh deti mbi breg
Shtatë shqiponja zbritën në shesh
Në sheshin e gjërë të gjatë
Sa i madh u duk trupi i Skënderbeut
Sa të vegjël bukëshkalët o Zot
Para të urtit Gjergj sa një thërmi!

2.9.2017
0 comments:
Post a Comment